Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiNjë cigare në ditë mund të shkaktojë sulm në zemër dhe tru

Një cigare në ditë mund të shkaktojë sulm në zemër dhe tru

Të pish vetëm një cigare në ditë mund të rrit mundësitë për sulm në zemër dhe tru për 50 për qind të meshkujve dhe dyfish më shumë tek femrat, transmeton GazetaExpress.
Studiuesit kanë zbuluar se ata të cilët pinë një cigare në ditë mund ta gjejnë vetën të rrezikuar drejtpërdrejt nga sulmet e zemrës dhe në tru, po aq sa ata të cilët pinë 20 të tilla.

Burrat të cilët pinë nga një cigare në ditë janë 46 për qind në rrezik që të prekën nga sëmundjet e zemrës ashtu sikurse burrat që pinë 20. Rreziku për goditje në tru është 41 për qind më i lart se ata që pinë 20 cigare në ditë.

Vetëm një cigare rrit rrezikun e sëmundjeve koronare për 48 për qind në krahasim me ata që nuk e pinë cigaren.

Në anën tjetër gratë janë dyfish të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës me ato që e përdorin një cigare, krahasuar me ato që nuk e pinë fare.

Konkludimi ka ardhur nga 140 studime të bëra që janë udhëhequr nga profesori Allan Hacksar nga Instituti i Universitetit të Kolegjit në Londër i cili thekson: “Nuk ka nivel të sigurt për duhanpirësit në sëmundjet kardiovaskulare”.

“Duhanpirësit më mirë është ta ndalojnë duhanin sesa ta zvogëlojnë marrjen e sasive të cigare, duke përdorur këshillat mjekësore për ndërprerje nëse është e nevojshme dhe duke ndaluar kështu rrezikun e këtyre dy komplikimeve”.

Pirja e cigares ka rënë shumë prej mode kohëve të fundit, ku raportohet se një çerek njerëz pinë një deri në pesë cigare në ditë.

Ata të cilët e pinë vetëm një në çdo 24 orë mund të mendojnë se problemet me shëndetin e tyre do të jenë minimale. Kjo ka të bëje vetëm kur është rasti i kancerit të mushkërive, ku një cigare në ditë rrit rrezikun në pesë për qind për këtë sëmundje nga ata që i pinë 20.

Mirëpo, studimi thotë shkurtimi i cigare ka efekte të tjera anësore siç janë rreziku nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru, e cila paraqitet të jetë më e lartë tek gratë se tek burrat.

Nga 100 njerëz të cilët pinë 20 cigare në ditë, për afërsisht një nga shtatë prej tyre do të vuaj nga sulmi në zemër apo në tru për shkak të kësaj shprehie. Kurse nga 100 veta që pinë një cigare në ditë, një nga tre do të goditet nga sulmi në zemër apo sulmi në tru, transmeton studimin GazetaExpress.

Rezultatet e detajuara të publikuara në BMJ tregojnë se gratë të cilat pinë një cigare në ditë po thuajse një treta e tyre rrezikohen nga sëmundjet në zemër dhe goditja në tru nga ato që pinë 20 cigare në ditë.

Hulumtimi është bërë me qëllim që t’ju tregohet duhanpirësve se si një ashtu edhe shumë cigare në ditë janë të dëmshme për shëndetin.

“Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare ndërlidhet më shumë më ata të cilët pinë më pak cigare në ditë”, shkruan në një editorial që ndërlidhet me problemin, profesori i associuar në Universitetin e Ottawas.

“Së pari, pirja e duhanit light (me nivele të vogla nikotine), pirja e zakonshme e duhani dhe pirja e më pak cigareve pa përjashtim rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulore. Vetëm ndërprerja e pirjes mund të ju ndihmojë, përndryshe jeni të rrezikuar”, thotë ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments