Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga mesnata, lëvizja drejt disa shteteve të rajoni pa test PCR

Nga mesnata, lëvizja drejt disa shteteve të rajoni pa test PCR

Nga mesnata shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë drejt Kosovës dhe Serbisë pa pasur nevojë për test negativ PCR. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës konfirmon për Alsat se sipas parimit të reciprocitetit udhëtimi drejt Kosovës do të jetë pa kushte, ndërsa masa e njëjtë nuk vlen për vendet e rrezikut të lartë.

Minsitria e Shëndetësisë së Kosovë:

“Sipas parimit të reciprocitetit qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga e hëna mund të hyjnë pa testin PCR në Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19”

Zëvendëskryeministri Artan Grubi theksoi se qeveritë e Kosovës dhe Serbisë qysh më herët u shprehën të gatshme për heqjen e barrierave të vendosura në kufij për shkak të Pandemisë më COVID-19.

Qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë në shtetet fqinje, pa pasur nevojë që të tregohet test PCR. Siç e dini, ne me Shqipërinë mund ta kalojmë kufirin dhe qytetarët e Shqipërisë mund të vijnë te ne pa treguar test dhe shpresoj se kjo do të fillojë edhe me Kosovën dhe Serbinë qysh nesër, pasi qeveritë e atyre shteteve ishin pozitiv për hapjen e kufijve”-pohoi Artan Grubi, zëvendëskryeministër.

Ndërkohë kryeministri Zaev tha se edhe përkundër hapjes së kufijve, qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të udhëtojnë vetëm nëse është e domosdoshme.

Vendimi për rajonin e Ballkanit Perëndimor është marrë, kështu që kufijtë do të jenë të hapura, qytetarët do të mund të udhëtojnë në vendet fqinje, por apeloj që të udhëtojnë vetëm atëherë kur është e patjetërsueshme”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Pas mbylljes së kufijve në pranverë për shkak të Pandemisë, rihapja u bë me kushte për shkak të përkeqësimit të situatës më COVID-19. Vendi i vetëm ku shtetasit e Maqedonisë mund të udhëtonin pa test PCR ishte Shqipëria, ndërsa në Kosovë e Serbi ishte i patjetërsueshëm testi PCR qoftë edhe transit.

ALSAT

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments