Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNga kafenetë dhe restorantet e Strugës po bëhen "pazaret" nga partitë, u...

Nga kafenetë dhe restorantet e Strugës po bëhen “pazaret” nga partitë, u duhen vota për fitore

Partitë politike shqiptare në Strugë janë vënë ne aksion të madh para fushatës së zgjedhjeve lokale të 17 Tetorit,ku do tu votohet për të parin e komunës,shkruan Struga Ekspres.

Siç mësohet nga terreni në Strugë, militantët dhe drejtues të lartë të partive të ndryshme janë vërsulur pas “kokave” të fisit nëpër fshatra dhe në qytet, aty ku këto fise shihen si një makineri votash.

Premtimet e mëdha se nëse fitojne në zgjedhjet lokale në Strugë,pothuajse janë të njëjta nga të gjitha partitë në Strugë.

Ata trokasin nëpër dyertë e shtëpive, takohen nëpër kafene, zyrat e partive, kjo është një përditshmëri tani nga drejtuesit e partive aty ku bëhen “pazare” dhe ku jepen koordinatat.

Çdo ditë e më shumë në Strugë po “nxehet” situata politike, ku pothuajse në çdo lokalitet, kafene apo restorante, flitet vetëm për zgjedhjet lokale në Strugë se kush do të jetë kryetari i ardhshëm pas zgjedhjeve të 17 Tetorit ose pas balotazhit (dy javë më pas) më 31 Tetor 2021. (Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments