Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNesër falet xhumaja e parë në Maqedoni pas dy muaj

Nesër falet xhumaja e parë në Maqedoni pas dy muaj

Disa ditë pasi janë hapur dyert e xhamive për besimtarët pas mbylljes për shkak të koronavirusit, nesër do të falet namazi i parë i Xhumasë në Maqedoni. Ndërsa nga BFI kanë dërguar letër qarkore të gjitha xhamive, ku janë përshkruar rregullat që duhet të zbatohen nga ana e Këshillave të xhamisë dhe nëpunësve fetarë.

Në letër mes tjerash theksohet se imamët do të udhëheqin xhematin vetëm gjatë namazeve që janë jashtë orës policore, ndërsa brenda orës policore do të vazhdojë të thërret ezanin deri në ndonjë vendim tjetër. Mes tjerash besimtarët duhet pasur parasysh se në xhami nuk do të mund të marrin abdest.

Poashtu në letër theksohet që Këshillat e xhamive dhe nëpunësit fetar, brenda këtyre ditëve të përgatisin hapësirat e xhamive për faljen e namazeve kolektive me masat preventive si më poshtë:

Myftinija e BFI-së

Për çdo ditë do të bëhet dezinfektimi dhe pastrimi i xhamive ,Pas çdo përfundimi të çdo namazi të ajrosen hapësirat e xhamive ,Të mbyllen abdes’hanet, shatërvanët dhe tualetet e xhamive, Të vendosen dezinfektues në hyrje të xhamive ,Për faljen e namazeve (sipas mundësisë) të adaptohen oborret e xhamive.

Të vendohen pika orientuese brenda xhamisë për ruajtjen e distancës gjatë faljes ,Të mos lejohet në hapësirat e brendshme të xhamisë të hynë më tepër njerëz sesa ka hapësirë sipas distancës së paraparë ,Imamët do të udhëheqin xhematin gjatë namazeve që janë jashtë orës policore, ndërsa brenda orës do të vazhdojë të thërret ezanin deri në ndonjë vendim tjetër ,Hutbeja e ditës së xhuma mos të jetë më e gjatë se 10 minuta ,Të mos realizohen ligjërata tradicionale pas namazit të drekës dhe të ikindisë, por të njëjtat vazhdojnë të realizohen online, Këshilli i xhamisë mban rendin gjatë hyrjes dhe daljes nga xhamia.”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments