Murtezani takon afaristët dhe bujqit nga Studeniçani, ua shpjegon nga afër mundësitë për përfitimin e granteve

0
15

Murtezani takon afaristët dhe bujqit nga Studeniçani, ua shpjegon nga afër mundësitë për përfitimin e granteve

Ministri për Çështje evropiane, Orhan Murtezani së bashku me kandidatin për kryetar të komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi dhe zëvendësdrejtorin për Mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Mevlan Morina kanë bashkëbiseduar me afaristë dhe bujq të komunës së Studeniçanit.

“Si ministër për Çështje evropiane, pata mundësinë t’ua shpjegoj nga afër mundësitë për përfitimin e granteve nga fondet e ndryshme evropiane, të cilat kanë për qëllim ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve”, thekson ministri Murtezani në një postim në rrjetet sociale.

Ai shpreh bindje se me kryetarin e ardhshëm të komunës së Studeniçanit nga radhët e VLEN, Sedat Bislimi do të ketë një bashkëpunim që do t’u mundësojë të gjithëve të përfitojnë nga këto programe zhvillimore.