Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMungesa e borës rrit rrezikun për përhapjen e gripit

Mungesa e borës rrit rrezikun për përhapjen e gripit

Moti i ftohtë dhe i thatë pa reshje dëbore rrit mundësinë për përhapjen e gripit si dhe irritimin e rrugëve të frymëmarrjes. Nga ky mot i thatë më të rrezikuar rezultojnë të jenë fëmijët dhe të sëmurët kronik, ndërkaq mjekët rekomandojnë konsumim të më shumë lëngjeve si dhe shmangie të ekspozimit në ambient të hapur.

Ajri i thatë tek të gjithë qytetarët krijon thatësi në rrugët e frymëmarrjes, irritimi është më i madh dhe mundësia për paraqitjen e ndonjë sëmundje tjetër shtesë është e madhe. Në këtë mot të ftohtë mundësia për ftohje dhe grip janë më të mëdha, gripi është sëmundje sezonale akute që ka përhapje më të madhe. Grupi më i ndjeshëm i qytetarëve ndaj këtij moti të thatë e të ftohtë janë fëmijët, të rriturit dhe të sëmurët kronik- deklaroi Elena Kareva Pilovska, Mjeke.

Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet e tyre.

Rekomandojmë të sëmurët kronikë të marrin terapinë e rregullt dhe të qëndrojnë nëpër zona ku temperatura është e ngrohtë, nga 17-22 gradë celcius. Të mos ekspozohen në ndonjë aktivitet shtesë fizik sepse qëndrimi jashtë çon deri në përshpejtim të frymëmarrjes të cilat sjellin komplikime në sëmundjen e tyre kronike- tha Elena Kareva Pilovska, Mjeke.

Shërbimet e Entit Hidrometeorologjik njoftojnë se gjatë natës si dhe mëngjesit të nesërm do të fryjë erë ndërkaq gjatë fundit të ditës së nesërme intensiteti i erës do të ulet. Gjatë ditëve të tjera të javës do të vazhdojë të kryesojë mot me diell dhe i ftohtë ndërsa në gjithë vendin temperaturat në mëngjes do jenë të ulëta.

Vjollca Aliti

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments