Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionMos i qani hallet e grave të huaja, por shikoni ato që...

Mos i qani hallet e grave të huaja, por shikoni ato që keni në shtëpi

Shkruan: Zana Avdiu

Para se te ua qani hallet grave te cilat jetojne ashtu sic duan vet, qani per hallet e “prostitutave- apo skllaveve te punes e te seksit” qe i keni ne shtepi apo qe vec sa i keni qite prej shtepise.

Ne Kosove 18% e grave punojne dhe vetem 4% prej tyre trashegojne. Kjo tregon qe grate ne Kosove jane varfanjake dhe per mbijetese i nenshtrohen burrit, duke qene skllave pune dhe seksi, ashtu sic don dhe vendos ai.

Shume gra tregojne sesi detyrohen te rrine te martuara, duke perjetuar dhune sepse nuk kane ku te shkojne. Familja (shtepia e prinderve) me nuk i pranon sepse ata mezi njehere e hoqen “berllokun” nga shtepia, dhe familja e burrit i detyron te sillen ashtu sic duan ata. Pra, keto gra rrine te martuara dhe ne ato shtepi, sepse nuk kane nga te ia mbajne, qe po i bie se jo prostitucion (sepse prostitucionin ne disa raste e zgjedh) por qe jane skllave te punes e te seksit. Qe eshte qindera e mijera here me keq, sesa prostitucioni.

Shoqeria jone mos trashegimine e arsyeton me faktin se vajza po gjejka pasuri te burri. Dhe kjo eshte totalisht e pavertete. Grate nuk pyeten dhe nuk mund te vendosin per ate pasuri. Nuk mund te marrin dhe te japin nga ajo pasuri. Ato mund te hane dhe te pine, por qe njehere duhet ta kryejne rolin e sherbetores e naten te skllaves se seksit, qe ta meritoje ushqimin qe ka ngrene. E te drejten e ushqyerjes e humbe, nese ajo nuk eshte nje “makine” e mire prodhimi. Nese nuk linde femije, sidomos djem!

Keshtu, shoqeri e dashur dhe shume e moralshme, se pari hiqne skllaverine e prostitucionin prej shtepive tuaja, pastaj folni per te tjeret!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments