Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniMakinat zyrtare shfrytëzoheshin pa kontroll, kryetari i ri i Banja Llukës mbledh...

Makinat zyrtare shfrytëzoheshin pa kontroll, kryetari i ri i Banja Llukës mbledh çelësat e keqpërdoruesve të komunës

Kryetari i ri i Komunës së Banja Lukës në Bosnje dhe Hercegovinë, Drashko Stanivukoviç dje pasi mori zyrtarisht detyrën e kreut të komunës postoi një foto interesante në Instagram. Ai urdhëroi që të gjithë çelësat e më shumë se 50 veturave zyrtare të ktheheshin në zyrën e tij. Nga foto në Instagram shihet një tavolinë e mbushur me çelësa, transmeton Alsat.

“Askush nuk ka të drejtë të përdorë makina zyrtare për qëllime private, siç ka ndodhur më parë. Mbi 70 për qind e makinave zyrtare nuk ishin në parkingun përpara administratës së qytetit pas mbarimi të orarit të punës. Ne do të marrim një vendim që të gjitha veturat zyrtare të regjistrohen, ndërsa tashmë është përgatitur Rregullore e re për përdorimin e këtyre automjeteve”, tha Stanivukoviç.

Ai shtoi se ka vetura me vlerë mbi 100,000 marka të konvertueshme (rreth 50,000 euro), të cilat, siç njoftoi ai, do të shiten sepse sipas tij “ka gjëra më prioritare për qytetarët e Banja Lukës”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments