Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM-ja përsëri në gjah pas votave shqiptare

LSDM-ja përsëri në gjah pas votave shqiptare


Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë duke se edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 12 prillit do të synoj votën shqiptare. Përfaqësues të kësaj partie tashmë kanë filluar aktivitetet partiake në vendbanimet shqiptare. Mbrëmë nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri së bashku me ministrin Oliver Spasovski kanë vizuar banorët e fshatit Mateç të komunës së Likovës.
“Biseduam per projektet e realizuara nga qeveria dhe problemet me te cilet ballafaqohen keta qytetare.Vazhdojme te jemi ne sherbim te qytetareve!”, deklaroi Zekiri.
Disa netë më parë LSDM-ja pati takime edhe qytetarët e Tetovës, ku kërkoi hapur edhe mbështetjen e shqiptarëve.
“Shpirti im dridhet kur shoh Tetovën të bashkuar, të gjithë së bashku maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, boshnjakë dhe të tjerë me një qëllim, për të ndjekur rrugën e duhur. Këtë e deklaroi në Tetovë, Kostadin Kostadinov, duke shtuar se më 12 prill, LSDM do të sjellë një fitore të madhe sa Mali Sharr.
Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara parlamentare LSDM-ja morri një numër të madhë të votave shqiptare, gjithashtu në zgjedhjet lokale fitoi Komunën e Haracinës, ndërsa zgjedhja e Presidentit, Stevo Pendarovski ishte meritë edhe votave të shqiptarëve, të cilat e bënë diferencën. Mbetet të shihet nëse edhe në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të votohet nga elektorati shqiptarë. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments