/div>
Loris
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Lëvizja BESA: Listat e hapura, zgjidhja më e mirë për shqiptarët
Maqedoni, Slider

Lëvizja BESA: Listat e hapura, zgjidhja më e mirë për shqiptarët

Debati i fundit lidhur me kodin zgjedhor ka bërë bujë të madhe. Lëvizja BESA mbështet listat e hapura, që duhet të kontribuojnë për demokratizim më të madh të partive.

“Debati për kodin zgjedhor po zhvillohet tërësisht në drejtim të gabuar. Nëse duam të demokratizojmë skenën politike çështja e parë që duhet të imponohet janë listat e hapura preferenciale dhe kjo do rrit dukshëm kualitetin e përfaqësimit ndërsa. Sa i takon propozimit për një njësi zgjedhore duke eliminuar listat e hapura kjo vlerësojmë se është i padrejtë për shqiptarët sidomos në kohë kur ende mirëbesimi institucional mes shqiptarëve dhe maqedonasve ka një diskrepancë të madhe. Ne si shqiptarë, nuk mund të besojmë se institucionet e këtij shteti kanë hequr mendësinë e qasjes selektive ndaj shqiptarëve dhe rrjedhimisht mund të dyshojmë se votimi në një njësi zgjedhore mund të dëmtojë përfaqësimin politik të shqiptarëve” – thonë nga Lëvizja Besa.

December 15, 2019

error: Content is protected !!
Struga Ekspres