Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaKy shtet i paguan të rinjtë që të largohen nga shtëpitë e...

Ky shtet i paguan të rinjtë që të largohen nga shtëpitë e prindërve të tyre

Qeveria spanjolle do të paguajë 250 euro në muaj për të rinjtë me të ardhura të ulëta për t’i ndihmuar ata të largohen nga shtëpitë e prindërve të tyre, një problem në rritje në vend.

Ministrja e Planifikimit Urban Raquel Sanchez ka thënë në një konferencë shtypi se duke filluar nga ky muaj, spanjollët nën moshën 35-vjeç, të ardhurat vjetore të të cilëve janë më pak se 24.318 euro, do të mund të aplikojnë për një pagesë mujore në mënyrë që të marrin me qira një apartament për dy vjet.

Ajo tutje ka shtuar se kjo mbështetje është e rëndësishme që çmimet e banesave të mos jenë pengesë për pavarësinë e të rinjve.

Sipas të dhënave të vitit të kaluar, rreth 55% e njerëzve midis moshës 25 dhe 29- vjeç jetonin ende me prindërit e tyre, duke e bërë Spanjën një nga vendet në Evropë me përqindjen më të madhe të të rinjve që nuk janë larguar ende nga shtëpia e prindërve të tyre.

Ky numër lidhet fort me numrin veçanërisht të lartë të të rinjve që nuk janë të punësuar deri në 29% e atyre nën 25-vjeç në Spanjë nuk kanë punë. Megjithatë, sipas Francisco Inaretti, një zëdhënës i Idealista, web side më i madh i pasurive të paluajtshme në Spanjë, subvencionet e drejtpërdrejta të qirasë mund të mos përmbushin pritjet e qeverisë pasi ka një kërkesë të lartë për apartamente të vogla.

“Përvoja e mëparshme ka treguar se subvencionet rrisin drejtpërdrejt çmimet e qirave”, ka thënë ai, duke shtuar se qiramarrësit që fitojnë pak më shumë se 24.318 euro mund të ndjehen të diskriminuar pasi do t’u duhet të paguajnë një çmim edhe më të lartë të qirasë pa marrë mbështetje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments