Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKu ishte Kastriot Rexhepi, dalin detajet të reja nga ‘zhdukja e tij’

Ku ishte Kastriot Rexhepi, dalin detajet të reja nga ‘zhdukja e tij’

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se deputeti i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi është paraqitur sot në polici ku ka deklaruar se nuk është zhdukur, por ka shkuar të një mik i tij, për t’iu shmangur publicitetit për shkak të seancës së Kuvendit, shkruan Alsat.

“Lidhur me paraqitjen e djeshme të pranuar në Stacionin policor Bit Pazar për personin K.R., MPB ju njofton se para pak çastesh K.R., me vet dëshirë erdhi në stacion policor dhe bëri dha deklaratë se paraqitja nuk është e vërtetë, përkatësisht asnjëherë nuk ka qenë i humbur, por me vetë dëshirë, pa asnjë presion, me familjen e tij ka ikur tek një mik që të mbrohet nga publiciteti lidhur me seancën në Kuvend”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërkohë para njoftimit të policisë deputeti Rexhepi, sërish u prononcua në rrjetet sociale, kësaj radhe nga profili i tij personal në facebook. Rexhepi duke paralajmëruar konferencë shtypi për të hënën i apeloi partisë së tij, Lëvizja Besa që të mos të ndërmarrë veprime të përshpejtuara.

“Në ditët në vijim do të kemi rast që të informoheni më shumë drejt për drejt për gjithë çka. Sa i përket mediave dhe interesimit të madh që e kuptoj, i informoj që paraqitja ime e parë do të jetë të hënën përmes pres konferencës. Apeloj deri te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët tanë. Emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhen me maturi”, shkruan Rexhepi në facebook.

Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha tha se nëse Kastriot Rexhepi vendimin nuk e ka marrë nën presion, atëherë mos-prania në seancë është veprim kundër partisë dhe akt tradhtie.

“Absolutisht mos prezenca në seancën e Kuvendit është tradhti ndaj partisë, sepse është njëri nga iniciatorët me postime për rrëzimin e kësaj Qeverie dhe nuk dua të projeksionoj tash sepse e dini si ka rrjedhur situata dje, dhe e dini se në çfarë gjendje ka qenë video incizimi, nëse njeriu ka dhënë nën presion ne duhet ta dëgjojmë nga ai, nëse është qëndrim i tij, është individual dhe nuk ka të bëjë me organet e partisë”, ka thënë Hoxha.

Deputeti i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi një ditë më parë nuk u paraqit në seancën e Kuvendit ku duhej të votohej për mosbesimin e Qeverisë. Opozita hodhi dyshime për kidnapimin e tij, ndërsa Rexhepi përmes një postimi në facebook tha se nuk dëshironte të votonte kundër qeverisë së Zoran Zaevit dhe të rrezikojë ardhmërinë euroatlantike të vendit./ Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments