Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKthehet nga fillimi gjykimi për El Chekën! Avokati Besnik Asani: Nëse nuk...

Kthehet nga fillimi gjykimi për El Chekën! Avokati Besnik Asani: Nëse nuk përfshihet politika, ai do të lirohet!

Gjykata e Apelit në Gostivar pranon ankesën e EL CHEKËS dhe hedh poshtë vendimin e Gjykatës së Kërçovës e cila caktoi burg prej një viti për Sheqerim Ahmetin i njohur si EL CHEKA i cili akuzohet për publikimin e disa përgjime në facebookun e tij në mënyrë të paligjshme.

Më 17 dhjetor 2020 Gjykata e Apelit në Gostivar solli vendim që lënda të kthehet nga fillimi, sepse nuk ka bazë të mjaftueshme për dënim me burg. Në vendimin të cilin e ka siguruar TV21 mes tjerash thuhet:

“ANKESA e të akuzuarit Sheqerim Ahmeti nga f.T. K. e prononcuar përmes mbrojtjes Besnik Asani avokat nga K. PRANOHET.

Pas ankesës dhe në bazë të detyrës zyrtare AKTVENDIMI i Gjykatës themelore Kërçovë K. Nr. 87/2019 nga viti 12.12.2019 SHFUQIZOHET dhe lënda kthehet në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

ANKESA e Prokurorisë themelore publike në Kërçovë është e pabazë”, thonë nga Gjykata e Apelit – Gostivar.

Për këtë vendim të sjellë nuk ishin të njoftuar as familjarët e as avokati i EL CHEKËS, ne kontaktuam avokatin e tij Besnik Asanin. Ai thotë se kishte një vit që e kishte dërguar këtë ankesë me 6 pika nga të cilat vetëm dy janë pranuar nga Gjykata e Apelit dhe më këtë është sjellë vendim për kthimin e lëndës nga e para.

“Personat të cilët janë në bisedat telefonike nuk janë identifikuar në gjykatë dhe në këtë rast dmth nuk kemi palë të dëmtuar, nuk e dimë cili është i dëmtuari a dihet se për këto vepra kërkohet të ketë palë të dëmtuar të lirohet janë dy pika kryesore e para nuk është shumë bindëse për ta liruar e dyta është komplet rekomandimi i gjykatës së shkallës se dytë, është që të merret parasysh që nuk ka person të dëmtuar, meqë s’kemi person të dëmtuar ti duhet ta lirosh personin”, deklaroi Besnik Asani – avokat.

Sa i takon rigjykimit pa prezencën e EL CHEKËS siç ndodhi herën e parë ku u dënua pa prezencën e tij avokati Asani tha se nëse nuk përzihet politika sërish në këtë rast ai do të lirohet 99 %, sepse në këtë rast nuk ka palë të dëmtuar.

“Sipas vendimeve të Gjykatës së Apelit nuk besoj, mirëpo thash në qoftë se politika nuk përshihet sërish në këtë pjese me siguri do të ketë një vendim ndryshe”, shtoi avokati Besnik Asani.

Më 12 dhjetor të viti 2019 për EL CHEKËN u shqiptua dënim prej 1 viti burg me kusht nëse në dy vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Ky ishte aktgjykimi i Gjykatës së Kërçovës. Në aktgjykim thuhej se El Çeka nga data 29 deri më 31 maj të vitit 2019 në Facebook ka publikuar më shumë audio materiale të telefonatave të përgjuara, me çka u ka mundësuar përdoruesve të rrjetit social të njihen me përmbajtjet e bisedave të përgjuara.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments