Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriKlienti bën për spital pronarin e hotelit në Himarë

Klienti bën për spital pronarin e hotelit në Himarë

Nuk janë gjithmonë klientët ata që abuzohen nga pronarët e hoteleve.

Jo gjithmonë janë këta të fundit që i hipin në xhamin e makinës, i ngrenë nga rëra, apo i ndjekin me thikë kur s’paguajnë.

Këtë radhë në jug monedha është kthyer dhe viktimë e një ngjarje të paprecedentë është bërë pronari 70-vjeçar i një hoteli në Himarë.

Ky i fundit është dhunuar fizikisht nga një klient i tij i cili i ka thyer disa brinjë dhe e ka lënë me çarje në trup pas një mosmarrëveshjeje.

Emigranti shqiotar nga Gjermania kishte marrë një dhomë për dy veta e ditën e fundit i kishte kërkuar pronarit të moshuar të fuste edhe dy miq të tjerë.

Pasi ky i fundit i kishte shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona, pushuesi i kishte kërkuar pagesën mbrapsht dhe aty nisi përleshja fizike.

Emigranti dhunoi pronatin e moshuar e po ashtu shkatërroi edhe dhomën ku kishte qëndruar disa net duke thyer gjithçka.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments