Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoni“Keqbërësit do të ndëshkohen”, Erdogan: Nga sulmi me bombë u vranë 6...

“Keqbërësit do të ndëshkohen”, Erdogan: Nga sulmi me bombë u vranë 6 persona në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur në Stamboll më 13 nëntor. Ai tha se shpërthimi ishte “sulm me bombë”.

Duke folur për gazetarët para se të nisej për në Indonezi, ku do të marrë pjesë në samitin e G20-s, Erdogan tha se shpërthimi ishte sulm “i pabesë”, duke shtuar se keqbërësit do të ndëshkohen.

Sipas liderit turk, katër persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe dy në spital. Edhe 53 persona të tjerë janë plagosur, sipas guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya.

Yerlikaya më herët shkroi në Twitter se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor.

Sipas guvernatorit Yerlikaya, ngjarja ndodhi në orën 16:20.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.

Zona ku ndodhi shpërthimi është evakuuar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments