Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKëngëtari Jetmir Etemi nga Frëngova e Strugës: Realizova ëndrrën time, Frëngova e...

Këngëtari Jetmir Etemi nga Frëngova e Strugës: Realizova ëndrrën time, Frëngova e ka traditë këngën dhe vallen

Jetmir Etemi është këngëtari më i ri strugan i cili me këngën e tij të parë “Shumë urimë shumë dëshira” u pëlqye mjaftë ngrohtë nga publiku shqiptar ku për 2 javê pas publikimit te videoklipit i realizuar nga LEDI Production u dëgjua dhe u shikua nga mijëra e mijëra shqiptar.

Jetmir Etemi aktualisht jeton dhe vepron në Zvicër, prej shumê vitesh, që nga fëmijëria,por kênga dhe muzika i ka fjetur ngrohtê gjithmonê nê zemêr, që nga fëmijêria dhe ahengjet familjare e treguar këtë me talentin e tij të shkëlqyer.

Jetmiri tregon se në fisin e tij kënga shqipe është kënduar qindra vjet, brezë pas brezi, aty ku burrat uleshin në dhomë dhe ja merrnin këngës ku shquheshin në Strugë dhe rrethinë.

Këngëtari nga Frëngova e Strugës, për herë të parë në karrierën e tij muzikore si këngëtar në një interevistë për Struga Eskpres, shprehet se fillimi si këngëtar ishte shumë i mbarē dhe emocionues sepse u prit mirë nga publiku dhe miqtë e mi artist.

Struga Ekspres: Si fillim ju urojmë suksese në karrierën tuaj muzikore si këngëtar i ri që ju bashkangjite estradës muzikore shqiptare!
Pse vendosët të vazhdoni të merreni me muzikë, çfarë ju motivoi më shumë?

Jetmir Etemi:Sē pari ju falenderoj ju Struga Ekspres për bashkëbisedimin tim të parë si një këngëtar i ri që mendoj se u publiku njohu Jetmirin nëpërmjet këngës e cila u prit mirë nga të gjithë.Vendosa të këndoj sepse ishe ëndrra ime e kahmotshme, ishte një dëshirë e flaktë brenda meje, kam kënduar si fëmijë dhe i rritur në ambiente të ngushta familjare dhe ahengje familjare.Vendosa ta prek këtë ëndërr që u bë realitet.

Struga Ekspres: Si u ndjeve kur promovove videoklipin e parë, një ëndërr që ti e kishe gjithmonë brenda vetes tënde?

Jetmir Etemi:Ishte një emocion i bukur,kênga u prit shumë mirë nga publiku, kisha shume urime,falenderoj mediat nê Maqedoni, Kosovê dhe Shqipëri që promovovuan këngên time dhe qê audienca e tyre e priti shumê mirë.

Struga Ekspres: E prisje këtë sukses të madh që nê fillim me këngên e parë?

Jetmir Etemi: Po, sepse kam punuar shumë bashkë me Ndriçim Musain, muzikantin që orkestroi dhe LEDI PRODUCTION që e realizoi videoklipin.Falenderoj publikun pêr mbështjetjen!

Struga Ekspres: Si shkoi realizimi i kêngês suaj të parë,e kishe tê vështirê në fillim?

Jetmir Etemi: Jo,aspak, me pasion dhe dëshirë të madhe e kam filluar këtë rrugë të artit,e kisha tê lehtê tê bashkëpunoje me profesionist si Ndriçim Musai.

Struga Ekspres: Ju jetoni nê Zvicër, pra në qyetetin e Zurich-ut, si e pritên familja dhe mêrgimtarët atje?

Jetmir Etemi: Po,ështê e vërtetë, unê jetoj nê Zurich tê Zvicrês prej më shumê se 25 vite.

Familja më motivoi shumê për rrugën e re muzikore qê mora, ajo mê mbështeti e para dhe u u lumturua pas suksesit tê këngês sê parë.Edhe mêrgimtarët edhe shumë shqiptarë kudo më kanë përgëzuar shumê për këngën.Kjo mê motivon më shumë për të punuar edhe më shumë.

Struga Ekspres:Ju jeni nga Frêngova e Strugës, aty ku edhe keni vendlindjen, ku ky fshat ka traditë këngën dhe vallen! Ështê kênduar edhe në fisin tuaj me siguri!?

Jetmir Etemi: Po,sidomos nê fisin tim,ku brez pas brezi e kemi patur nê gjakë kêngên dhe vallen.Kam dëgjuar shumê nga të parët e mi,babai, gjyshi, gjyshja edhe fisi më gjerë kur kënga dhe vallja ishte e para nê konaket tona.

Struga Ekspres: Do keni dhe bashkëpunime të tjera me kompozitor dhe produksione të tjera?

Jetmir Etemi:Po,sigurisht,sê shpejti do tê realizoj dhe një këngë tjetër,qh uroj të ketë suksesin e njêjtë, ndoshta edhe më shumu, pse jo!?

Realizoi: Struga Ekspres

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments