Kasami: Transformimi i Lagjes Dardania po bëhet realitet

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar sot Lagjen Dardania, ku janë duke u realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore që do të sjellin ndryshime të prekshme për banorët.
Ai theksoi se një ndër punët e para të mandatit ishte rregullimi i ujësjellësit dhe ndriçimit publik në këtë lagje, ndërsa sot po punohet në disa drejtime njëkohësisht.
“Në lagjen Dardania është duke u realizuar rrethimi i lumit “Shkumbin”, që I jep një pamje të re gjithë zonës. Po ashtu, është duke u bërë zgjidhja përfundimtare e problemit me kanalin e ujitjes, duke u mundësuar bujqve furnizim të rregullt me ujë”, shkruan Kasami.
Kryetari Kasami njoftoi gjithashtu se kanë filluar punimet për kanalizimin, me ç’rast do të eliminohen bllokimet e nënkalimeve nga reshjet dhe kanalizimi i hapur do të vendoset në gypa. Përveç kësaj, është bërë edhe shenjëzimi I trasimit të rrugës “Mehmet Pashë Deralla”.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë edhe lajme të mira për banorët e Qendrës, duke theksuar se puna për zhvillimin e Tetovës po vazhdon me ritme të shpejta.
“Lagjja Dardania është shembull i përkushtimit tonë për t’I dhënë qytetit një fytyrë të re, më moderne dhe më funksionale,” tha kryetari Kasami.
![]()


