Monday, April 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKapen me kokainë në Strumicë

Kapen me kokainë në Strumicë

D epartamenti për Punë të Brendshme Strumicë sot (16.01.2024) në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.R (30) nga fshati Trpejcë, komuna e Ohrit dhe G.A. (39) nga Radovishi, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 15.01.2024, në ora 23:50, në oborrin e një hoteli në Strumicë, zyrtarët policorë nga DPB Strumicë kanë kryer kontrollin e personave të dyshuar, ndërsa tek R.R dhe tek G.A është gjetur një qese kokainë.

“Personat janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Sot (16.01.2024), zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Radovishit, me urdhër të gjykatës, kanë bastisur shtëpinë ku banon R.R. në Radovish, ku është gjetur një peshore digjitale me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë”.

“Personat janë sjellë para gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Strumicës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments