Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa sa persona në Maqedoni janë të prekur nga gripi

Ja sa persona në Maqedoni janë të prekur nga gripi

Komisioni për sëmundje ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë konstatoi se gripi në nivel të lartë është akoma i pranishëm. Për momentin janë regjistruar 1739 raste të sëmundjeve nga gripi dhe pritet rritje të këtij numri.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se Inspektorati Shtetëror për Shëndetësi ka dërguar vendim tek të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që të ndërmarrin masa për pastrim themelor dhe dezinfektim të hapësirave shkollore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni për sëmundje ngjitëse ka rishikuar edhe situatën me sëmundjen e fruthit. Janë regjistruar dy raste të reja me fruth nga ana e Institutit për Shëndet Publik.

Bëhet fjalë për një foshnje gjashtëmujore, që për shkak të moshës akoma nuk është vaksinuar dhe për një 40-vjeçar, i cili pas kontrolleve është lëshuar për kurim shtëpiak.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments