Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionJa kush i krijoi komitët

Ja kush i krijoi komitët

Gjyla Çeliku

Unë njoh shumë maqedonas nga aktivitetet qytetare dhe organizatat joqeveritare. Atyre nuk u intereson urrejtja dhe patriotizmi por kanë të njejtin hall si ne sepse ketu në Maqedoninë e Veriut ekzistenca është pikëpyetje.

Blloku politik krijoi “komita” të cilët i përdor sa herë që ka nevojë për vota dhe defokusim. Partitë politike maqedonase dhe ato shqiptare fatkeqësisht luajtën me qytetarin dhe ndjenjat e tij. E shfrytëzuan dhe e shfrytëzojnë vetëm për të qëndruar vetë në pushtet. Protestat e qytetare kundër EVN, MEPSO, ELEM, KRRE, ua prishin biznesin dhe vendin e punës partiakëve të tyre që I kanë me rroga të majme dhe që nga burimet e tyre financojnë edhe partitë. Varfërinë e shtojnë. Qytetarin e punësojnë por në të njejtën kohë e detyrojnë me të dhëna sa që as rroga e tij nuk i mbulon. Me një fjalë e mbajnë peng dhe e kanë të vetmin biznes.

Komitët janë vetë politikanët në pushtet që nuk e ndihmojnë qytetarin dhe shtetin e tyre, por ia marrin edhe frymën e fundit. Komitët krijan komitë që I kanë si fishekzjarre momenti për defokusim. Është e trupshme ajo që dëgjova. Ata e dijnë që ne si shqiptarë jemi autokton dhe pa ne shteti nuk funksionon, por Zoran Zaev e di më mirë sepse dy mandate radhazi nga shqiptarët fiton. Ai duhet të ndalojë komitat dhe të dënojë aktin, bashkë me bashkqeverisësit e tij shqiptarë sepse populli nuk është vegla e tyre!

Ata duhet të ulin çmimin e rrymës, të zvogëlojnë pagesat rrugore, të marrin masa për rritjen e ndihmave sociale dhe stabilizimin e pensioneve dhe në fund t’mos na dalin çdo nate në TV sepse na villet nga fjalët ë tyre pa vepra!
Urrejtja sjellë urrejtje dhe ky popull do stabilitet ekonomik për të ndaluar rininë në atdhe e jo për me përzënë ashtu siç keni vepruar deri tash!
Komiti është njeri që ushqehet me urrejtje, por komiti jeton në shtet me polici dhe pushtet, ndaj merrni masa!
#BollMë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments