*Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, reagoi pas anulimit të seancës së Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e disa neneve të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
“Mbaroi loja!
Gjuha shqipe nuk u ndalua,
Ligji për gjuhën shqipe nuk u abrogua,
Lista e zezë për korrupsion u konfirmua.
Rrini rahat. Qeveria punon,” ka shkruar Mexhiti në një postim publik.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese shihet si fitore për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe një goditje ndaj përpjekjeve për kufizimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në RMV.