Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIvanov nuk e nënshkruan Ligjin për miratimin e Marrëveshjes me Greqinë

Ivanov nuk e nënshkruan Ligjin për miratimin e Marrëveshjes me Greqinë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivnaov, ka sjell vendim që të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, me të cilën parashihet ndryshimi i emrit Kushtetues nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Në kryerjen e funksionit president i Republikës së Maqedonisë gjithmonë veproj me përgjegjësi dhe të drejtat e mia dhe obligimet i kryej në bazë të kornizave të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e presidentit.

Presidenti Ivanov numëron pesë arsye se pse nuk e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë.
“1. Nuk kam mandat që të nënshkruajë dekret për shpalljen e ligjit për ratifikim të kësaj marrëveshje. Njëri nga themelet e programit tim politik në vitin 2014 është se “nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit. Nuk pranoj ide ose propozime që do ta rrezikonin identitetin nacional maqedonas, veçantinë e nacionalitetit maqedonas, gjuhën maqedonase dhe modelin e bashkëjetesës maqedonase.
2. Marrëveshja del jashtë përfshirjes së rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, për atë që në to flitet për “dallimet rreth emrit të shtetit” dhe jo për “dallimet” që flet kjo marrëveshje.
3. Marrëveshja nuk a bazë kushtetuese dhe nuk është ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën.
4. Ligji për ratifikim të marrëveshjes nuk është në pajtueshmëri me nenet 51, 118 dhe 199 të Kushtetutës së Maqedonisë.
5. Marrëveshja e vë Republikën e Maqedonisë në varësi ndaj një shteti tjetër, gjegjësisht ndaj Republikës së Greqisë. Sipas nenit 308 nga Kodi Penal, “Qytetari i cili e vendos Republikën e Maqedonisë në varësi ndaj një shtetit tjetër, do të dënohet me burg prej më së paku 5 vjet burg”.
Sipas presidentit Ivanov hyrja në fuqi e këtij ligji krijon pasoja juridike që kanë bazë për vepër penale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments