Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniInfektologu Izet Sadiku: Fëmijët shërohen më së lehti nga koronavirusi

Infektologu Izet Sadiku: Fëmijët shërohen më së lehti nga koronavirusi


Infektologu, Izet Sadiku, ka thënë se virusi që është përhapur gjithandej botës përhapet kryesisht përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Por bartja e këtij virusi mund të ndodhë edhe përmes rrugëve të tjera.

“Koronavirusi përhapet përmes duarve të kontaminuara, syve dhe hundës. Përmes spërklave, përmes ajrit, por edhe me kontakte tjera, përmes duarve nëse preken pajisjet tjera të personave të infektuar”, ka thënë Sadiku për Klan Kosovën.

Ai është shprehur se në Kosovë situata tash është nën kontroll, kur nuk ka asnjë rast të lajmëruar me këtë virus deri tash.

“Institucionet e Kosovës kanë bërë përgatitje të mira edhe kur është paraqitur virusi më 2002-2003 dhe gripi i Derrave 2009. Tash për tash duhet të mos shkaktohet panik. Është virus kontaziozitet të lartë – aftësi më e madhe që të bartet nga njeriu te njeriu, por me vdekshmëri të vogël 2-3 për qind”, tha ai.

“Shumë njerëz që e kanë pasur koronavirusin e kanë kaluar atë dhe kanë qenë mirë. Nuk ka terapi specifike. Të moshuarit dhe ata që kanë probleme shëndetësore janë më të rrezikuar dhe fëmijët e kalojnë më së lehti. Grupet e qytetarëve mbi 65 vjet me problem shëndetësore janë më të rrezikuarit”, theksoi Sadiku.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments