Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIlir Hasani: Situata tejet serioze, por nën kontroll

Ilir Hasani: Situata tejet serioze, por nën kontroll

“Në vend ka arritur vala e dytë e virusikorona t. Situata është nën kontroll por tejet serioze për momentin”. Kështu u shpreh zëvendesministri i shëndetësisë Ilir Hasani në “Intervistën e Javës “ në TVM-2. Sipas tij situata epidemiologjike nuk është për të nënçmuar dhe kërkon ndërgjegjësim nga të gjithë, duke repsektuar masat mbrojtëse dhe distancën nga ana e qytetarëve.

“Ne do veprojmë ashtu si do të na ndikojnë numrat. Unë lus Zotin që numrat, shifrat të jenë më të ulta dhe lus qytetarët që të kenë kujdesë dhe të kuptojnë këtë punë seriozisht për shkak se lufta kryesore me pandeminë nuk bëhet vetëm nga institucionet me urdhëra vertikale , por bëhen me vetëdisimin e populates për të ndërmarr të gjitha masat preventive. Treshi i famshëm, distanca, maska dhe dezinfektimi nuk ka filozofimi tjetër.”, tha Ilir Hasani, zëvendësministër i Shëndetësisë.

Për Hasanin nuk ka dyshime se sa më shumë që të bëhen testime aq më mirë dhe efikas do të jetë lufta kundër kësaj pandemie.

“Sa më shumë që bëhen testime aq më mirë e indetifikojmë pasqyrën e vërtetë të situatës epidemiologjike në terren dhe në të njëjtën kohë ne po identifkiojme mund të bëjmë analiza të brendshme statistikore për burimin dhe problemin prej kur rrjedh kjo shpërndarje e virusit korona.”, tha Hasani.

Testet e shpejta, Hasani: Rezultati për 15 minuta, ndihmesë e madhe

Në këtë drejtim zbulimi i hershëm i rasteve të reja të koronavirusi së shpejti do të bëhet përmes testeve të shpejta dhe të lira, paralajmërojnë autoritet shëndetësore.

“Brenda 15-20 minutave do të dalë testi dhe kjo do të na lehtësojë punën shumë jo vetëm nëpër pikat kufitare por edhe për shumë institucione tjera, për hyrje dhe qasje nëpër institucione sepse 15 minuta pritje nuk është aspak shumë që të fitojmë ne informacione a është ose jo pozitiv një pacient, ndërsa dy orë janë vërtetë gjatë.”, tha Hasani.

Hasani poashtu vlerson se institucionet shëndetësor janë të gatshme për të përballur eventualisht me ndonjë fluks më të madh të të infektuarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments