Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniI zhdukur prej 7 ditësh! Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 43-vjeçarit në...

I zhdukur prej 7 ditësh! Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 43-vjeçarit në lumin Drin

Tofik Xhika rezulton i zhdukur prej 8 ditësh. Edhe pse kërkimet për gjetjen e tij nuk kanë ndaluar, ende nuk ka asnjë rezultat për 43-vjeçarin i cili dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Drin.

Për 8 ditë me rradhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat. 2 ditë kërkuan edhe polumbarët e RENEAS, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët.

Mësohet se familjarët kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kryer kërkime. Ata kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit, i cili mbetet mister.

Tofik Xhika humbi kontaktet me familjen e tij më 27 dhjetor. Kanë qenë banorët e fshatit Fushë-Alie që kanë kërkuar fillimisht ndihën e policisë pas denoncimit se 47-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen. Ai është parë për herë të fundit në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, aty ku dyshohet se ishte duke peshkuar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments