Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiI jepet lamtumira e fundit hoxhës Nazmi Latifi, imamit të Bixhovës

I jepet lamtumira e fundit hoxhës Nazmi Latifi, imamit të Bixhovës

Sot më 02.12.2020 në varrezat e qytetit në Strugë, iu dha lamtumira e fundit hoxhës Nazmi Latifi nga Velesi i cili shërbente në fshatin Bixhovë të Strugës. Namazin e xhenazes e fali myftiu i Strugës Mr Salim ef Sulejmani i cili shprehu ngushëllimet edhe në emrin e Reis Ulemas hafiz Shaqir ef Fetahu. Gjate fjalimit, myftiu foli për shërbimin e tij si imam dhe vlerat njerëzore të hoxhës së ndjerë. Gjithashtu na përkujtoi se vdekja është hak të cilës nuk mund t’i shmanget askush. Andaj veproni mirë sepse nuk dihet se ku mund t’ju gjej vdekja.
Myftiu falënderiu publikisht edhe mjekun Strugan dr. Milotin i cili në momentin kur hoxha u përkeqësua gjatë një ceremonie varrimi bëri maksimumin për t’ ia shpëtuar jetën, por kaderi i Zotit ishte që hoxhën Nazmi ta marë në pranin e Tij. Mjekut Zoti i dhëntë shëndet, begati dhe gjithmonë të jetë në shërbim të njerëzimit.
Hoxhën Nazmi, Allahu e mëshiroftë, ndërsa familjes, kolegëve dhe dashamirëve, Zoti ju dhëntë durimin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!