Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëI biri i Ukshin Hotit: Më kërkuan 400 mijë euro për të...

I biri i Ukshin Hotit: Më kërkuan 400 mijë euro për të më dorëzuar të gjallë babain

Andin Hoti, i biri i veprimtarit të shquar ende të zhdukur, Ukshin Hoti, deklaroi se grupe kriminale në Serbi tentojnë të mashtrojnë familjarët e personave të pagjetur duke iu kërkuar shumë të mëdha parash në këmbim të informacioneve për familjarët e tyre.

Në emisionin Pressing në T7, ai deklaroi se edhe atij i kishte ndodhur një gjë e tillë, hiç më larg se para dy vitesh, kur i kishin kërkuar deri në 400 mijë euro për t’ia dorëzuar të gjallë babain.

“Mu më ka ndodhur në vitin 2020 kur në RTK ishte një lajm që disa dokumente kinse Ukshin Hoti mund të jetë i varrosur në Lybeniq. Përmes Universitetit të Prizrenit me kanë kontaktuar dikush prej Serbisë, fillimisht më kërkuan 200 mijë euro pastaj 400 mijë euro për ta dorëzuar të gjallë”, tha Hoti.

Ai tha se nuk e bëri gjumin te qetë dy muaj, pavarësisht se e kuptonte që ishte një mashtrim.

“Jam i ri dhe i kuptoj rrethanat mirëpo 99% për mu ishte e qartë që ishte mashtrim por ai 1% nuk më la nja dy muaj të fle i qetë. Ka qenë një preokupim që ndoshta mund të jetë e vërtetë, ndoshta nuk është mashtrim, dhe paramendo një gjë të tillë te moshat e shtyra. E kuptuam që është mashtrim, deri e binda veten, atë 1% që është mashtrim, mendoj vetëm këta familjarë dhe këta që janë marrë shumë me çështjen e personave të zhdukur, e kuptojnë se si është ajo ndjenja”, vijoi ai.

Hoti, që është edhe kryetar i Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha se ka shumë histori të tilla te familjet e të pagjeturve të cilët kanë pranuar telefonata.

“Ka ndodhur edhe që kanë shitur toka fatkeqësisht familjarët e personave të zhdukur në Kosovë, për hir të asaj që po gjendet familjari i tyre, përmes këtyre grupeve kriminale serbe dhe normal që ka rezultuar që është mashtrim”, tha ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments