Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHristijan Mickoski: Bisedojmë me të gjitha partitë politike, opsione të hapura edhe...

Hristijan Mickoski: Bisedojmë me të gjitha partitë politike, opsione të hapura edhe për koalicione parazgjedhore dhe paszgjedhore


VMRO-DPMNE bisedon me të gjitha partitë politike dhe nëse ka pikë lidhjeje dhe gjen interes të përbashkët i cili do të përputhet me interesin e qytetarëve nuk ekziston pengesë të nënshkruajë marrëveshje për koalicion parazgjedhor, ka deklaruar sot lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski.

Ai ka potencuar se komunikojnë me të gjitha partitë, ndërsa është pyetur nëse kanë kontakte me BDI-në dhe nëse ka ndonjë kushtëzim.

“Në nivelin të cilin komunikoj me BDI-në nuk ekziston asi lloj i komunikimit”, ka thënë Mickoski.

Flower

“Bisedojmë me shumë parti politike. Absolutisht bisedojmë dhe do të vazhdojmë bisedimet me partitë politike. Nëse kemi pikë lidhëse, nëse gjejmë interes të përbashkët i cili do të konvenojë me interesin e qytetarëve të Maqedonisë absolutisht nuk shoh asnjë pengesë të nënshkruajmë marrëveshje dhe koalicion parazgjedhor, por të lëmë hapësirë edhe më tej të nivelizojmë qëndrimet nëse ka ndonjë ndasi në koalicionin paszgjedhor pas fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, ka thënë Mickoski.

Ai ka shtuar se janë të fokusuar në politikat dhe ofertat që do të jep VMRO-DPMNE dhe ka shpprehur shqetësim nga situata e vështirë në të cilën gjendet vendi në plan ekonomik dhe politik dhe se do të tentojnë të ofrojnë diçka që në afatshkurtër do të jetë si ofensivë dhe do të sjell rezultate.

Për emra konkretë për qeverinë teknike ka thënë se ende nuk është vendosur.

Për ligjin për Prokurorinë publike, ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe zgjedhjen e revizorit shtetëror ka thënë se bisedimet vijojnë dhe se është optimist se ato tema mund të mbyllen para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

I pyetur për protestën e paralajmëruar të bujqve dhe akuzat se qëndrojnë pas tyre, Mickoski ka thënë se “VMRO-DPMNE qëndron pas interesave të bujqve dhe politikave për të ardhme më të mirë të bujqve, ndërsa LSDM dhe ministri le të akuzojnë, por ata siç tha, “qëndrojnë pas politikave të gabuara”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments