Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjykata e Kërçovës shpallë dënimin për “El Chekën”, ja çfarë thotë avokati...

Gjykata e Kërçovës shpallë dënimin për “El Chekën”, ja çfarë thotë avokati nga Struga që mbrojti “El Chekën”

Dënim prej 1 viti burg me kusht nëse në dy vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Ky është aktgjykimi i Gjykatës së Kërçovës për Sheqerim Ahmetin i njohur si El Çeka. Në aktgjykim thuhet se El Çeka nga data 29 deri më 31 maj të vitit 2019 në Facebook ka publikuar më shumë audio materiale të telefonatave të përgjuara, me çka u ka mundësuar përdoruesve të rrjetit social të njihen me përmbajtjet e bisedave të përgjuara. Avokati i El Çekës thotë se nuk është i kënaqur as nga vendimi e as nga rrjedha e procesit gjyqësor.

Asani thotë se vendimin do ta ankimojë në Gjykatën e apelit në Gostivar. Në fjalët përmbyllëse prokurorja Manka Janevska kërkoi El Çeka të shpallet fajtor, por gjatë shqiptimit të dënimit gjykata ta ketë parasysh faktin se i akuzuari është i ri dhe deri tani pa dosje gjyqësore. El Çeka i cili jeton në SHBA dhe i cili në periudhën e kaluar publikoi dhjetëra “bomba” për funksionarët e BDI-së, u gjykua në mungesë. El Çeka pohonte se materialet i ka marrë nga tre të dënuar në rastin e “Lagjes së Trimave në Kumanovë./Alsat

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments