Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniGjendja e fëmijëve pas aksidentit të autobusit në Bullgari vazhdon të jetë...

Gjendja e fëmijëve pas aksidentit të autobusit në Bullgari vazhdon të jetë e vështirë

Fëmijët e pranuar në spitalin më të madh bullgar “Pirogov” pas aksidentit të autobusin serb janë ende në gjendje të rëndë, tha sot në konferencë për media drejtori Valentin Dimitrov.

Të lënduarit janë vendosur në terapi intensive, mes të cilëve edhe ata nga Stara Zagora. Nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e tyre, shtoi dr. Dimitrov.

Një fëmijë pas një operacioni të gjatë e ka kaluar natën relativisht të qetë dje. Mëngjesin e sotëm janë grumbulluar ekipet dhe duhen edhe dy operacione për përmirësimin e gjendjes së tij. Të gjitha ekipet mjekësore dhe kirurgjikale të “Pirogov” janë në gatishmëri.

Ai shtoi se kolegët e tij kanë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë së Bullgarisë.

Ambasadori i Serbisë në Bullgari, Zheljko Joviq falënderoi autoritetet bullgare për ndihmën në shpëtimin e fëmijëve pas aksidentitnë autostradën Trakia të dielën në mbrëmje.

“Faleminderit bashkëqytetarë bullgarë, faleminderit të gjitha institucioneve, kryetarit të komunës Stara Zagora, njerëzve të thjeshtë. Në momentin e parë pamë reagimin e njerëzve të thjeshtë të kthyer nga deti, të cilët reaguan menjëherë, nuk e menduan veten. Faleminderit shumë të gjithëve që morën pjesë”, tha ambasadori serb në Sofje, Zheljko Joviq.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments