Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiGeni Qyra zgjidhet kryetar i ri i Alternativës në Strugë (FOTO)

Geni Qyra zgjidhet kryetar i ri i Alternativës në Strugë (FOTO)

Sot, në një takim për riorganizimin e Degës së Strugës, pas një mbledhjeje të Kuvendit të Degës, u zgjodh edhe kryetari i ri i Degës së Strugës. Ai do të jetë Geni Qyra, inxhinier i elektronikës.
Me këtë rast kryetari i posazgjedhur i Degës, Geni Qyra, i falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë, e falënderoi edhe koordinatorin e deritanishëm të degës, Hysein Dika, si dhe premtoi se do të jetë gjithnjë në shërbim të Degës dhe, në përgjithësi, të Strugës.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe kryetarit të ri të degës i uroi punë të mbarë, duke e falënderuar, po ashtu, edhe koordinatorin e deritanishëm të Degës.
Kryetari Gashi, gjithashtu, foli edhe për situatën e përgjithshme politike, duke i informuar kuvendarët e Degës së Strugës për gjendjen e rënduar politike për shkak të keqmenaxhimit të kësaj qeverie, ndërsa foli edhe për rolin dhe kontributin që jep Alternativa si opozitë parlamentare.

 

  

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments