Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiForcaaaa Struga "Trim&Lum", tri pikê të arta për ekipin e zemrês strugan,...

Forcaaaa Struga “Trim&Lum”, tri pikê të arta për ekipin e zemrês strugan, fitohet Bregallnica

‼️ Fitore me meritë ndaj Bregallnicës dhe pozita e 5️⃣-të ‼️

🔺 F.C. Struga ka regjistruar edhe fitoren e tretë rradhazi në ndeshjet si vendas, duke mundur këtë herë Bregallnicën me rezultatin minimal 1️⃣ : 0️⃣.
🔺 Skuadra jonë gjatë gjithë takimit ishte kundërshtarë më i mirë, duke kërkuar në vazhdimësi golin, i cili erdhi vetëm në minutën e dytë shtesë të takimit.
🔺 Një aksion i ndërprerë i mysafirëve nga #Emir Skenderi vijoi me pasimin e #Bosançiç në zonën kundërshtare, teksa një devijim i topit nga ana e mbrojtjes mysafire, bëri që #Valentin Koçoski të mos falë dhe me një goditje të fuqishme me të majtën e tij të mposhtë portierin mysafir për rezultat 1️⃣ : 0️⃣.
🔺 Vlen të theksohet se gjatë pjesës së parë ndoshta ishim të dëmtuar edhe për një penalti që nuk u akordua nga ana e arbitrit Mlladenovski, ndërsa gjithashtu duhet përmendur edhe rastet e #Abdyl Jahja gjatë pjesës së parë, por edhe goditjen e #Nemanja Bosançiç nga distanca gjatë pjesës së dytë, ku kishim edhe disa mundësi tjera, që megjithatë nuk kishin epilogun e duhur.
🔺 Në fund fitore më se e merituar e skuadrës sonë, që me këtë tre pikësh, tashmë arrinë në kuotën e 43 pikëve, duke u renditur kështu në pozitën e 5️⃣-të.
🔺 Deri në mbyllje të sezonit 2021/2022 kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro, ku F.C. Struga fillimisht do të luaj ndaj Makedonija GJ.P në transfertë, që në xhiron e fundit në shtëpi të presim ekipin e Shkëndijës.
#ForcaStrugaTrimLum

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments