Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe: “Sinovak” mund të përdoret edhe për gratë shtatëzëna

Filipçe: “Sinovak” mund të përdoret edhe për gratë shtatëzëna

“””””
Sot arriti sasia më e madhe e vaksinave anti-covid, që nga fillimi i procesit të imunizimit. 500.000 doza nga kompania kineze ‘Sinovak’ arritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Nga ministria e shëndetësisë thonë se me këtë sasi të vaksinave për një periudhë shumë të shkurtër do të arrijmë në numër të konsiderueshëm të qytetarëve tëvaksniuar që do ta shpejtojnë procesin e arritjes së imunitetit kolektiv.

IVANKA STOJANOSKI, SEKRETARE SHTETËRORE NË MINISTRINË E SHENDETËSISË

“Me procesin e deritanishëm të imunizimit dhe vaksinimin e një numri të madh të qytetarëve, ne tregojmë rezultate të shkëlqyera në uljen e numrit të të sapo infektuarve me Covid 19, dhe qytetarëve të shtruar në spital, gjë që dëshmohet nga fakti se të gjitha qendrat kovid në të gjithë vendin janë bosh dhe numri i pacientëve të shtruar në spital është i vogël në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Unë shpreh mirënjohjen time të thellë për Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës dhe popullin kinez për mbështetjen e tyre në luftën kundër koronavirusit”

Ndërsa, ambasadori kinez në vendin tonë Zhang Zhuo, theksoi se vaksinat janë arma më e fuqishme për të kapërcyer pandeminë, kurse shtoi se tani më vaksina Sinovak është e aporovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

AMBASADORI KINEZ ZHANG ZHUO

“Duke iu përmbajtur konceptit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, Kina ka demonstruar përgjegjësinë e saj si një vend i shkëlqyer, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftimin e pandemisë dhe shpërndarjes së drejtë të vaksinave. Kina po punon shumë për të kapërcyer ‘hendekun imunitar’ për të ndihmuar shërimin e ekonomisë botërore. Aktualisht, epidemia është ende duke u përhapur në të gjithë botën, dhe virusi është ende duke mutuar. Ndjekja e origjinës së pandemisë nuk duhet të politizohet. Të gjitha palët duhet të kryejnë kërkime për të gjetur origjinën e një qasjeje shkencore globale në mënyrë që të mund të parandalojmë në mënyrë efektive një pandemi tjetër”.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në profiline tij të fejsbukut kishte shkruar se vaksina Sinovak është e sigurt për t’u përdorur, dhe se rekomandohet për përdorim tek gratë shtatzëna, për përdorim në infermieri dhe tek të rriturrit e tjerë.

Gjendja epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut kohëve të fundit ka shënuar përmirësim, me çka vendi tashmë gjenden në listën e gjelbër të shumë vendeve evropiane, duke marrë edhe lehtësime nga Bashkimi Evropian për udhëtimin e shtetasve të vendin tonë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments