Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEnergji të pastër pas 30 vitesh në Maqedoninë Veriore

Energji të pastër pas 30 vitesh në Maqedoninë Veriore


Maqedonia nuk posedon resurse të mjaftueshme nga uji dhe era që nuk janë për t’u nënçmuar, por vetëm me shfrytëzimin më të madh të diellit në të ardhmen ka mundësi që të përjashtojë apo edhe të ulë në minimum shfrytëzimin e qymyrit për fitimin e energjisë elektrike të pastër. Me fjalë të tjera, si shtet e kemi mjaft të vështirë të arrijmë deri në vitin 2050, dekarbonizimin e sektorit të energjisë elektrike dhe zëvendësimin e tij me energji të ripërtëritshme, si rrjedhojë e kostos së madhe ,por edhe mbështetjes të madh aktuale të prodhimit vendor të rrymës nga thëngjilli. “Si shtet për momentin edhe nuk qëndrojmë edhe aq keq lidhur me përdorimin më të madh të burimeve të rinovueshme për prodhimin e energjisë elektrike me 18 për qind të totalit, që së shpejti pritet të arrijë edhe 20 për qind. Mirëpo, sfidë në të ardhmen do të mbetet si për Maqedoninë ashtu edhe për shtetet e rajonit, vendimet e mëdha në dekadën e ardhshme për modernizimin apo zëvendësimin e 50 për qind të termocentraleve. Sipas shembullit të BE-së, zgjidhja është në zhvillimin e planeve të integruara nacionale dhe programeve për energjetikë dhe ndryshime klimatike”, thotë Jasmina Dimitrova Kapac, nga Qendra për Efikasitet Energjetik.

TRANZICIONI I ENERGJISË

Sipas saj, burimet e ripërtëritshme të energjisë së bashku me efikasitetin energjetik që nënkupton jo vetëm kursimin e energjisë, por edhe realizimin e aktiviteteve të njëjta apo edhe më të mëdha, me harxhimin energjisë së njëjtë apo edhe më të vogël të energjisë, janë ndër faktorët kryesorë të tranzicionit të energjisë nga lëshimi i përdorimit të lëndëve djegëse fosile, apo dekarbonizimi.

Kjo ndër të tjerash u theksua në dialogun për energji, të pastër, dhe të sigurt në Republikën e Maqedonisë veriore nën organizimin e Qendrës për efikasitet energjetik. Konferenca organizohet në kuadër të dialogut për tranzicion energjetik të Ballkanit perëndimor, të financuar nga Ministria për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm të Austrisë, që në nivel lokal realizohet nga ana e Qendrës për efikasitet energjetik.

Nga ana tjetër, para një muaji edhe ministrat e Ballkanit perëndimor kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët me të cilën obligohen për kalim në shfrytëzimin e energjisë të pastër në rajon. Me këtë është konfirmuar edhe angazhimi i tyre për dekarbonizimin, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe efikasitet energjetik, që do të përforcojë edhe rrugën e tyre drejt BE-së.

“Kjo deklaratë e përbashkët paraqet një sinjal të përkushtimit rajonal për dekarbonizimin e Ballkanit perëndimor. Energjia e pastër dhe e sigurt do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës, kursime të rëndësishme në buxhetet nacionale dhe dobi të qartë shëndetësore,që e meritojnë qytetarët e rajonit”, thotë komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han.

Angazhimi politik në një nivel kaq të lartë pritet të lehtësojë qëllimin e shteteve të rajonit, të zvogëlojnë vartësinë e tyre energjetike dhe të zgjidhin problemin e konsumit të madh të energjisë. Kjo kërkon zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë si energjia e diellit, era,energjia gjeotermale, biomasa dhe hidroenergjia, si dhe aksion të vendosur që do të mbështesë efikasitetin energjetik.

Në ndërkohë, raporti mbi të ardhmen e sektorit të energjisë elektrike në rajon, deri në vitin 2050 me fokus në Maqedoninë veriore, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Greqi, Serbi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Rumani, tregon se duke punuar së bashku, vendet e Evropës Juglindore mund t’i lehtësojnë ndjeshëm sfidat dhe t’i rrisin përfitimet që rrjedhin nga dekarbonizimi i sektorit të energjisë elektrike.

Raporti sugjeron se rajoni do të duhet të zëvendësojë më shumë se 30 për qind të kapacitetit aktual të prodhimit të bazuar në karburante fosile deri në fund të vitit 2030 dhe më shumë se 95 për qind deri në vitin 2050. Kjo, në njërën anë paraqet sfidë për të përgatitur një kornizë politikash që do të nxisë investime të reja, dhe në anën tjetër, është një mundësi për ta formësuar sektorin e energjisë elektrike për një periudhë afatgjatë në linjë me një strategji më të gjerë të tranzicionit energjetik të pakufizuar nga portofoli aktual i gjenerimit.

Projekti i Udhërrëfyesit të Energjisë Elektrike për Evropën Juglindore (SEERMAP) përfshinë tre skenare: Skenari “pa target”, i cili pasqyron implementimin e politikave ekzistuese energjetike; Skenari i “dekarbonizimit”, i cili pasqyron një strategji afatgjatë për reduktimin e emetimeve të CO2 në linjë me objektivat e BE-së për reduktimin e emetimeve për sektorin e energjisë elektrike në tërësi; dhe Skenari “i vonuar”, i cili përfshin një zbatim fillestar të planeve aktuale të investimeve kombëtare, pasuar nga një ndryshim në orientimin e politikave duke filluar nga viti 2035 e më pas, duke rezultuar pothuajse në nivele të njëjta të reduktimit të emetimeve në vitin 2050 si skenari i “dekarbonizimit”.

Vendet e Evropës Juglindore kanë sfida të përbashkëta në sektorin e energjisë elektrike: një flotë e vjetër e prodhimit të energjisë elektrike, e bazuar kryesisht në linjit dhe që ka nevojë për investime të reja, ndjeshmërinë e konsumatorëve ndaj çmimeve të larta për konsumatorin fundor, dhe performancën jo të mirë fiskale të kompanive shtetërore. Por, ekzistojnë edhe mundësi të përbashkëta. Rajoni ka një potencial të madh për gjenerimin e energjisë diellore, të erës dhe të biomasës, potencial të madh hidro për balancimin e sistemit dhe në përgjithësi është i ndërlidhur mirë.

ENERGJIA E RIPËRTËRITSHME ZVOGËLON EMETIMET CO2

“Hartuesit e politikave, investitorët e energjisë dhe hisedarësit e shoqërisë civile do ta shikojnë raportin dhe do ta kuptojnë se e ardhmja jonë e përbashkët dhe e pashmangshme pa qymyr, arrihet më së miri nëse e marrim parasysh perspektivën rajonale dhe punojmë së bashku drejt dekarbonizimi të tregut tonë të energjisë elektrike dhe zëvendësimin e termocentraleve me qymyr me burime të ripërtëritshme”, thotë Laslló Sabo nga REKK, njëri prej anëtarëve të konsorciumit hulumtues të projektit.

Raporti tregon se do të ishte e mundur të zvogëlohen emetimet e CO2 në sektorin e energjisë elektrike në rajon në shkallën 93-99 për qind, siç edhe parashohin targetet e parashtruara nga Bashkimi Evropian. Kjo mund të arrihet duke shfrytëzuar potencialin e lartë të energjisë së ripërtëritshme në rajon. Në të njëjtën kohë, rezultatet tregojnë se nisur nga kushtet e definuara në Skemën BE-së për Tregtimin e Emetimeve, termocentralet e bazuara në prodhim nga qymyri dhe linjiti nuk do të jenë komercialisht të përballueshme në aspektin afatgjatë. Gazi natyror luan një rol të madh në fazën e tranzicionit, duke zëvendësuar një pjesë të termocentraleve të mbyllura të qymyrit, para se të hiqet edhe ai tërësisht nga sistemi i energjisë elektrike deri në vitin 2050.

Shtetet që aderojnë në BE do t’u ekspozohen proceseve të përbashkëta të liberalizimit të tregut, integrimit dhe dekarbonizimit si rezultat i miratimit të legjislacionit evropian për energji, apo përafrimin e legjislacionit dhe politikave të saja me ato Acquis Comunitare të BE-së. Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike dhe niveli i lartë i ndërlidhjeve nënkupton çmime të barabarta të energjisë elektrike në rajon dhe konkurrencë rajonale midis prodhuesve. Prandaj, planifikimi i sektorit të energjisë elektrike duhet të zhvendoset nga niveli kombëtar në atë rajonal për ta zvogëluar koston e dekarbonizimit dhe për ta rritur sigurinë e furnizimit. (koha.mk)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments