Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEmri i ri i partisë së Afrim Gashit është "Alternativa"

Emri i ri i partisë së Afrim Gashit është “Alternativa”


“Alternativa”, do të quhet partia e re e Afrim Gashit. Kështu ka vendosur në mbledhjen e sotme Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa që drejtohej deri tani nga Gashi.

Vendimi u miratua pas kërkesës së anëtarësisë e cila kërkoi t’i jepet fund zvarritjes së procesit gjyqësor për emrin e këtij subjekti.

Tashmë strukturave që mbështesin Afrim Gashin, i mbetet të mbledhin firmat e nevojshme për të regjistruar edhe zyrtarisht emrin e subjektit të ri.

Beteja për emrin e “BESËS” filloi pas përçarjes së drejtuesve të këtij subjekti për shkak të rezultateve jo të favorshme në zgjedhjet e fundit lokale.

Ndërkaq, pas tërheqjes së Gashit nga kjo betejë, Lëvizja Besa do t’i takojë përfundimisht drejtuesit të saj të parë Bilall Kasami.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments