Durmishi: Apasievi, ortaku i BDI-së në Tetovë, dëshmia e fundit e rënies së tyre

0
17

Durmishi: Apasievi, ortaku i BDI-së në Tetovë, dëshmia e fundit e rënies së tyre

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, njëherit edhe shef shtabi i VLEN-it për Tetovë, Besar Durmishi, ka reaguar ndaj postimit të kryetarit të Levicës Dimitar Apasiev, i cili u shfaq me foto me tre gishta në sfond me fotografinë e kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasmai.
Durmishi e përshshkruajti këtë si “karshillëk” të Apasievit me tre gishta dhe e denoncoi koalicionin e fshehtë të tij me BDI-në.
“Ky ortaku i BDI-së, që s’ka asnjë lidhje me Tetovën, paska ardhur të bëjë karshillëk me tre gishta para tetovarëve. Njëherë me Lubën bënë ujdi e u futën në Tetovë për t’i bërë fushatë Teutës që e la komunën me 24 milionë borxh, sot janë kapur pas Levicës duke bërë pazare të ulëta mbi kurrizin e komunave shqiptare”, shkroi Durmishi.
Ai shtoi se “sa ulët ka rënë partia e SORAVISË sa ka arritur të bëjë koalicion me këta që vijnë vetëm për të shpëtuar BDI-në nga fundi i saj. Kështu duket fundi i një partie që votën, pushtetin dhe besimin e përdori vetëm për xhepat e vet, e sot thërrasin për ndihmë Apasievin”.
Sipas Durmishit, kjo është dëshmia më e qartë se BDI nuk ka më forcë shqiptarë, duke kërkuar shpëtim tek një parti që në thelb është kundër interesave të tyre.