Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaDemokratët do ta mbajnë kontrollin mbi Senatin

Demokratët do ta mbajnë kontrollin mbi Senatin

Demokratët do ta mbajnë kontrollin mbi Senatin amerikan, pasi që senatorja Catherine Cortez Masto, fitoi në zgjedhjet në Nevada, siç kishte parashikuar Edison Research, duke i dhënë kështu një fitore të madhe presidentit amerikan Joe Biden.

Republikanët janë akoma afër marrjes nën kontroll të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, derisa po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga zgjedhjet e mbajtura të martën e kaluar në SHBA.

Cortez Maston fitoi ndaj republikanit Adam Laxalt, ish-prokurorit e përgjithshëm që e mbështeti ish-presidenti amerikan Donald Trump.

“Amerika tregoi se beson në demokraci”

Me fitoren e saj, pas senatorit demokrat Mark Kelly, i cili mbrojti mandatit e tij për Senat në Arizonë, që u konfirmua të premten, demokratët do të kontrollojnë të paktën 50 ulëse në Senat, që nënkryetarja Kamala Harris kishte votën vendimtare në rast se shkojnë 50-50.

“Amerika tregoi se besojmë në demokracinë tonë, që rrënjët e demokracisë janë të thella dhe të forta”, tha në një konferencë për gazetar në Senat, demokrati Chuck Schumer.

Senati aktualisht është i ndarë 50-50 mes demokratëve dhe republikanëve. E Senati i ri i zgjedhur do të bëjë betimin me 3 janar. Ruajtja e kontrollit mbi Senati do të thotë se demokratët akoma do të mund të miratojnë kandidatët e Bidenit, siç është rasti i gjykatësve federalë.

Nëse një vend do të lihej vakant në dy vitet e ardhshme, kjo do të nënkuptonte edhe emërime në Gjykatën e Lartë, e cila tani ka një shumicë konservatore. Nëse senatori demokrat Raphael Warnock fiton balotazhin e 6 dhjetorit në Gjeorgji kundër kundërshtarit republikan Herschel Walker, do të rriste shumicën demokrate në 51-49.

Kjo do t’u jepte demokratëve një avantazh shtesë në miratimin e atyre ligjeve që mund të miratohen me shumicë të thjeshtë votash. Shumica e projektligjeve në Senat kërkojnë 60 vota.

Do të dobësonte gjithashtu ndikimin e senatorëve Joe Manchin nga Virxhinia Perëndimore dhe Kyrsten Sinema nga Arizona, të cilët kanë bllokuar ose vonuar disa nga nismat kryesore të Biden, duke përfshirë zgjerimin e disa programeve të mirëqenies.

Republikanët kanë një avantazh në Dhomën e Përfaqësuesve

Mund të kalojnë disa ditë ose më shumë përpara se të dihet rezultati i mjaftueshëm i garës për në Dhomën e Përfaqësuesve, për të përcaktuar se cila parti do të ketë shumicën në dhomën me 435 vende. Republikanët janë ende në krye.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, nëse fitojnë shumicën, janë zotuar se do të përpiqen të zhbëjnë iniciativat e Bidenit për ndryshimet klimatike dhe duan të bëjnë të përhershme uljet e taksave të vitit 2017.

Ata po planifikojnë gjithashtu hetime mbi aktivitetet e administratës Biden dhe hetime për djalin e presidentit, i cili kishte marrëdhënie biznesi me Ukrainën dhe Kinën.

Senati i kontrolluar nga demokratët do t’i sigurojë Bidenit konfirmimin e kandidatëve të tij, për të plotësuar dhjetëra mandate të gjyqtarëve federalë.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për demokratët nëse një vend në Gjykatën e Lartë, e cila tani ka një shumicë konservatore 6-3, hapet në dy vitet e fundit të mandatit të Biden. /Telegrafi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments