Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇmime më të larta për sasi më të vogla

Çmime më të larta për sasi më të vogla

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ankohen se çmimet për çdo ditë pësojnë rritje, me gjithë kufizimin me anë të marzhës tregtare. Më e keqja, thonë ata, për disa produkte për të ruajtur çmimin në përputhje me kufizimin e marzhës, prodhuesit e kanë zvogëluar sasinë në paketime.

“Po e shohim se është zvogëluar sasia e shumë produkteve. E filluan me kosin nga gjysmë litri tani një tas përmban 400 mililitra. Gjithashtu vaji, nga një litër u zvogëlua në 900 mililitra dhe kjo është në çdo gjë [produkt]. Ato produkte, për të cilat marzha është e kufizuar, janë zvogëluar si sasi. Çdo produkt është zvogëluar, ndërsa çmimi është rritur”, thotë Millanka Velinoska.

Edhe Taipi, i cili punon si kuzhinier, thotë për Radion Evropa e Lirë se paketimi i produkteve ushqimore është zvogëluar. Si kuzhinier, thotë se 100 gram sheqer më pak vërehen shumë në përgatitjen e ëmbëlsirave.
Pensionisti Konstadin Nikollovski hotë se çdo ditë ka ndryshim të çmimeve, madje edhe brenda ditës:

“Në shtet duket se asgjë nuk funksionon. Thonë se ka mungesë të inspektorëve. Le të punësojnë ose ato që rrinë kot në zyra, le të dalin jashtë le të kontrollojnë. Buka nga 30 denarë shkoi në 35, pastaj me kufizimin e marzhës u ul në 33 denarë”.

Ndërkaq, nga Ministria e Ekonomisë kanë bërë të ditur se tregtarëve, që i rrisin çmimet e produkteve ushqimore bazë, duke shkelur marzhën, do t’iu shqiptohen gjoba deri në pesë mijë euro. Sipas tyre, Inspektorati i Tregut në vazhdimësi është duke bërë kontrolle në terren dhe se tashmë janë shqiptuar dhe gjobat e para për tregtarët që nuk respektojnë kufizimin e marzhës.

Gjatë javës së kaluar, më 15 qershor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për ngrirjen e serishme të marzhës (çmimi maksimal) tregtare për produktet ushqimore bazë, përkatësisht për bukën, sheqerin dhe vajin e lulediellit. Sipas këtij vendimi, çmimi i fitimit të tregtarëve të jetë 5 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Përderisa fitimi për vezët,miellin, produktet e miellit, orizin dhe qumështin, të jetë deri në 10 për qind. Kjo masë do të vlejë deri më 30 shtator.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se duhet të mbulohen shpenzimet operative, përkatësisht shpenzimet nga prodhuesi deri te raftet e dyqaneve të kalkulohen mirë për produkte të caktuara, në të kundërtën serish do të ketë mungesë të produkteve të caktuara siç ndodhi në mars.

“Ajo çka nënkuptojmë me shpenzime operative se produktet nga prodhuesi deri te raftet për shitje kanë shpenzime shtesë, siç është transporti, distribuimi, (shpërndarja) magazinimi si dhe vendosja e tyre në raftet e dyqaneve. Pra, kemi të bëjmë me një kosto shtesë të faturuar nga shitësi si determinues final që përcakton çmimin minimal në treg”.

“Nëse nuk kalkulohet në çmimin final kjo kosto dhe në fund të ngrihet marzha, atëherë kompanitë do të detyrohen ta ulin prodhimin, ose të punojnë me humbje derisa të vijë në mbylljen e tyre dhe për pasojë të kemi mungesë të produkteve të caktuara në raftet e dyqaneve”, thotë Për Radion Evropa e Lirë Durim Zeqiri, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Ndryshe, shporta konsumatore brenda një viti është rritur për më shumë se 4.635,00 denarë (përkatësisht 75 euro), duke arritur në vlerën prej 38 mijë e 791 denarësh, theksojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut./Rel

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments