Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBytyqi: Inspektorët të kontrollojnë nëse tregtarët kanë manipuluar me çmimet

Bytyqi: Inspektorët të kontrollojnë nëse tregtarët kanë manipuluar me çmimet

Gazetare: Andrea Çobvanova

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi i befasuar nga rritja marramendëse e çmimeve të ushqimeve bazë, në tri ditët e fundit. Sipas tij, shfuqizimi i TVSH-së dhe marzhës nuk mund të shkaktojnë rritje drastike të çmimeve, ndaj do të bëhen inspektime nga shërbimet inspektuese për të parë nëse prodhuesit po manipulojnë me çmimet.

“Nuk mund të pranojmë që çmimet për 24 orë të rriten për 20 për qind kur çmimi i prodhimit nuk mund të rritet për 24 orë me 20 për qind. Mendoj se është manipulim që ata e bëjnë ndaj qytetarëve tanë dhe për këtë duhet të reagojnë shërbimet inspektuese dhe pres që së shpejti të ketë raport nga inspektimi”, deklaroi Fatmir Bitiqi – Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Do të ketë masa për zbutjen e goditjes së çmimeve por nuk do të vlejnë për të gjithë qytetarët, thotë Bytyqi. Pas miratimit të rishikimit të buxhetit në fund të këtij muaji do të dihet se çfarë masash do të ndërmerren.

“Masat kundër krizës nuk do të jenë masa që janë gjithëpërfshirëse, ato duhet të targetohen ndaj grupeve specifike që janë më të rrezikuara dhe kompanive që janë më të rrezikuara”, tha Fatmir Bitiqi – Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Për ekspertët e ekonomisë në buxhet nuk ka vend për masa që do të vlejnë për të gjithë, ndaj pritet që të ndërmerren vetëm masa për grupe të caktuara.

“Duhen ende masa. Megjithatë, nga ana tjetër, nëse shikojmë kapacitetet fiskale që kemi shpenzuar në masë të madhe për krizën Covid dhe në fillim të përballjes me këtë krizë, hapësira jonë fiskale është shumë e kufizuar. Ato duhet të vlejnë për qytetarët dhe kompanitë që janë më të prekura dhe më të rrezikuara, qoftë në formën e kuponëve për kategoritë më të rrezikuara apo në formën e lehtësimit tatimor shtesë për kompanitë”, u shpreh Bllagica Petreski- Finance Think.

Më 1 qershor pushuan të vlejnë masat e qeverisë për të zbutur rritjen enorme të çmimeve të mallrave. Çmimet në tri ditët e fundit janë rritur për 5 deri në 10 denarë në të gjitha produktet bazë./Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments