Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI: Vendimi për shtyrje të regjistrimit është i duhur dhe i drejtë

BDI: Vendimi për shtyrje të regjistrimit është i duhur dhe i drejtë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit për shtyrje të regjistrimit.

Nga kjo parti thonë se propozimi për shtyrje të regjistrimit ndihmon procesin dhe jep mundësi shtesë për t’u regjistruar të gjithë mërgimtarët. Gjithashtu sipas BDI-së, vendimi për shtyrje të regjistrimit është i duhur dhe i drejtë.

“Duke patur parasysh bojkotin e opozitës, kontestimin e procesit nga ana e tyre, bllokadën në Kuvend, nisjen e vaksinimit dhe imunizimit, si dhe shëndetin publik, shtyrja e regjistrimit rezident nga muaji prill në muajin shtator të këtij viti paraqet vendim të duhur dhe të drejtë. Reagimet kontradiktore të opozitës shqiptare flasin për mungesën e konsistencës dhe sinqeritetit të tyre ndaj qytetarëve. Opozita shqiptare (ASH-AA) po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mërgimtarëve në tentativë të përfitimeve të vogla të politikës ditore”.

“Përmes disa amendamenteve të propozuara nga grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kërkuan që procesi i regjistrimit të popullsisë të prolongohet për një afat të caktuar edhe atë në amendament shkruhet nga muaji mars në maj, duke e ndërlidhur të njëjtën me krizën shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19. Në njëjtët, pasi dje u paralajmërua shtyrja e procesit të regjistrimit rezident, sot përmes kryetarëve të tyre, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kundërshtojnë amendamentin e tyre dhe paralajmërojnë bllokimin e gjithë procesit. Kjo është vetëm një provë më tepër se gdhihen në mëngjes dhe ngrysen në darkë me qëndrime skajshmërisht të kundërta”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Më tej ata shtojnë se dëshirojnë të përçojnë mesazhin tek qytetarët se përkrahin që procesi i regjistrimit të mbahet nga data 5 deri më 30 shtator, e njëkohësisht bëjnë thirrje deri tek diaspora që të vazhdojnë të regjistrohen në platformën online.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments