Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArrin në 23 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Arrin në 23 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Në tërmetin 6,8 ballë që goditi të premten në orën 20.55 (me orën lokale) nënprefekturën Sivrice të rrethit Elazig kanë humbur jetën 23 persona dhe janë plagosur 1033 të tjerë.

Tërmeti që ndodhi në një thellësi 6,7 në tokë, zgjati 40 sekonda.

Lëkundjet u ndjenë në qytetet Adana, Hatay, Osmaniye, Tunceli, Gaziantep, Sanliurfa, Malatya, Mardin, Samsun, Tokat, Çorum, Mardin, Kayseri të Turqisë dhe në veri të Sirisë.

Në rajon kanë shkuar ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum dhe ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca.

Menjëherë pas tërmetit në rajon mbërritën me shpejtësi ekipet e Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), Gjysmëhënës së Kuqe, Ekipet Kombëtare të Shpëtimit Mjekësor (UMKE), zjarrfikëse, ekipet mjekësore dhe ndihma emergjente. Gjithashtu punojnë edhe ekipet e kërkim shpëtimit të bashkive të rajonit të prekur nga tërmeti.

Ndërkaq pas tërmetit për të cilin Observatori Kandili deklaroi se ishte 6,5 ballë kanë rënë edhe 228 tërmete pasuese (pas goditje).

Punimet që zhvillohen në rajonin e tërmetit po ndiqen nga afër edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Ai deklaroi se janë marrë të gjitha masat e duhura për të sigurinë e njeriut.

Presidenti Erdoan uroi që mëshira e Allahut të jetë me viktimat dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments