Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiArbër Çeliku: I forti të rreh dhe nuk të lë të qash

Arbër Çeliku: I forti të rreh dhe nuk të lë të qash

Shkruan: Arbër Çeliku

I forti të rreh dhe nuk të lë të qash

Po, po. Këtë e dëshmuan dhe po vazhdojnë ta dëshmojnë në vijimësi këta funksionarët tanë, që nuk dinë as ku e kanë kokën dhe as bishtin.

Na rrahin, vrasin, denigrojnë, persekutojnë, burgosin e syrgjynosin, edhe atë për dekada, shekuj me radhë, dhe ne shkojmë (me vetëdëshirë) dhe i nderojmë për këtë.

Ani, dhe PAJTIM e quajmë…

Çfarë pajtimi ore trusakatë?!

Luftëtarët e lirisë, pas emrit të të cilëve ju, jo vetëm që fshiheni, por edhe jeni krimbur në pasuri, disa punojnë në Kvantashki Pazar, disa po presin dru maleve apo kanë marrë rrugën e kurbetit për të mbajtur gjallë familjen, disa po dergjen burgjeve dhe martirëve as eshtrat në varr nuk u pushojnë… Nuk u pushojnë, gjë që ju e dini mirë pse.

Mos vallë luftëtarët e lirisë luftuan për vend të huaj?! Mos vallë ata sulmuan një vend të huaj?! Ka shumë ‘mos vallë’… ani se ju, për barkun tuaj, dëshironi t’i relativizoni këto pyetje retorike, siç relativizuat gjuhën shqipe, simbolet kombëtare dhe gjithçka tjetër shoqërore.

Ku mbeti statusi i luftëtarëve të lirisë në RMV? Ku mbeti e drejta e tyre?! Ku mbetën familjet e tyre?! Ku mbetën eshtrat e të rënëve për liri?!

Shuplakë të madhe na dhatë me idenë e pajtimit, shuplakë të madhe, që dhemb më shumë se vrasjet, persekutimet, burgosjet dhe syrgjynosjet ndër shekuj nga hasmi i dobët, por që falë jush po tregohet tepër i fuqishëm. Dhe, po pyes: Ku mbeti reciprociteti? Të drejtat tona të barabarta në tokën tonë?!

Tani, të paktën, na lini të qajmë në qetësi, se vetëm vaji na ka mbetur…

Falë jush, që nuk u ngopët me asgje, he kurrë mos u ngopshi!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4095509240468916&id=100000296426481

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments