Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Aq sa kemi në xhep, aq edhe do të hamë”

“Aq sa kemi në xhep, aq edhe do të hamë”

“Ky dimër që vjen s’do mend se për qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të jetë një nga dimrat më të vështirë. Ndërkohë, sa u takon pretendimeve se mund të këtë trazira sociale në një shtet normal të një niveli kulturor, do të ishte shumë normale të ndodhnin ato, por kam frikë se vetëdija dhe gatishmëria e qytetarëve për trazira sociale, për të kërkuar atë që u takon si kujdesi i shtetit për mirëqenie sociale. Në këtë rast, gjëja e parë që mund të bëhej ishte ngrirja e çmimeve dhe të vazhdonin masat që ishin gjatë pandemisë për t’i ndihmuar familjet sociale. Kjo sepse asnjë familje, pavarësisht të hyrave të rregullta mujore, e të mos flasim ata që janë me ndihma sociale, nuk është në gjendje të përballojë shportën minimale sindikale prej 48 mijë denarësh”, thotë Halili.

Varfëria mund t’i ndryshojë shprehitë e jetës

Zdravko Savevski, aktivist për të drejtat e punëtorëve, thotë për radion Evropa e Lirë se pas valës së shtrenjtimit të produkteve bazë, si të varfër paraqiten dhe familjet me dy të punësuar.

Saveski konsideron se me dy paga minimale prej 18 mijë denarësh (rreth 300 euro) nuk mund të sigurohen as gjërat elementare të një familjeje.

Ai thekson se varfëria do t’i detyrojë qytetarët që t’i ndryshojnë dhe shprehitë e jetesës.

“Qytetarët do të duhet të mendojnë për më shumë gjëra alternative që janë më pak të kushtueshme, si transport alternativ, me biçikleta të shkojnë në punë ose autobus urban në vend se të përdorin veturat. Do të heqin dorë nga qasja konformiste se disa gjëra i bëjnë vetëm ata që janë të varfër, por gjithnjë e më shumë qytetarët do të fillojnë të gatuajnë për dy ditë që të ulin koston e shpenzimeve. Më pak do të hanë në restorante, ndërkohë që do ta marrin bukën me vete në shkollë ose punë…”.

“Nëse qytetarët nuk do t’i ndryshojnë shprehitë dhe të kërkojnë zgjidhje alternative që do të çojë në uljen e kostos së jetesës, vështirë se do të mund ta përballojnë krizën e rëndë që ka goditur buxhetin e çdo familjeje”, vlerëson Savevski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments