Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQyteti30 vjeçarja shqiptare mashtron 5 të dashurit e saj në Zvicër

30 vjeçarja shqiptare mashtron 5 të dashurit e saj në Zvicër


Kosovarja tridhjetëvjeçare i mashtron pesë të dashurit e saj në Zvicër
Publikuar 16:28 30 Tetor, 2019
Tashmë e dënuar vitin e kaluar me një dënim të kushtëzuar në Neuchâtel, një grua nga kosova është paraqitur të hënën para Gjyktës rajonale në Vevey për mashtrim.

Ata janë pesë burra, viktima të dyshuar të gënjeshtrave të një kosovareje, të cilët kishin krijuar një grup në WhatsApp për të rrëfyer fatkeqësitë e tyre. Të hënën, Gjykatës në Vevey dy prej tyre i thanë se si Ana i kishte mashtruar ata. Kjo 30-vjeçare, e papunë dhe një prostitutë e rastit, ishte dënuar tashmë në vitin 2018, në Neuchâtel, me 30 muaj burgim me kusht për një rast rrëmbimi, dëmi i të cilit arriti në 400,000 franga.

Eriku, shefi i një kompanie të vogël, ishte dashuruar në këtë grua simpatike me flokë të zeza. Por, sapo hyri në një lidhje me të, Ana arriti t`ia nxjerrë 50-vjeçarit më shumë se 100,000 franga, si dhe një veturë, të cilën ajo e shiti në Kosovë, shruan “20 Minutes”, përcjell Shtegu.com. Ajo i kishte thënë se ishte një multimilionere, por se ishte e sëmurë nga kanceri. Për t’u dhënë përmbajtje shpikjeve të saj, ajo i shkroi e-mail të rremë nga avokatët, kinse dyshohe se janë përgjegjës për kthimin e milionavje të saj dhe një letër nga “Prokuroria Publike”. Ajo gjithashtu e kishte përgatitur një ditar të rremë për të zbutur mikun e saj. “Ajo është një aktore e shkëlqyer”, tha Eriku para trupit gjykues.

Duke kërcitur gishtërinjtë e duarve, Ana i pranoi akuzat, të cilat i justifikoi me borxhet e saj, ndërsa kishte menduar se bëhej fjalë për paratë e përbashkëta familjare: “Kam jetuar një vit e gjysmë me të”. Vërejta që iu dha në Neuchâtel, nuk e ktheu në binarët e duhur: “Unë përpiqem të mos gënjej më”, tha kosovarja që dashnorët i joshte përmes Tinder-it ose shpalljeve të vogla publike.

“Ajo më firmosi një pranim të borxhit nën një emër të rremë”, tha viktima tjetër, e cila humbi 4000 franga. Duke e gjykuar si të çoroditur, prokurori kërkoi 18 muaj burg për mashtrim. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkpo lirimin nga akuzat. Aktgjykimi do të shpallet me shkrim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments