Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinion20 përqindëshi

20 përqindëshi

Nga Naser Pajaziti

Kemi hyrë në 20 vjetëshin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për koinçidencë kjo shifër përkon me përkufizimin tonë në Kushtetutë si mbi 20 %, përpos preambulës ku në konglomeratin e pakicave tjera jemi numëruar si shqiptarë.

Barazimi i statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve me statusin e pakicave kombëtare, të cilat janë në numër fare të vogël, tregon mënyrën e funksionimit të shtetit dhe pabarazinë e shqiptarëve me maqedonasit.

Përkufizimi i tillë mbi 20%, është një sfidë edhe për Qeverinë e re, e cila nga punët e stërngrumbulluara, fjalët e dhëna e ambiciet e mëdha, nuk po d’i nga t’ia mbajë në këtë kohë pandemie.

Pas zhurmës së fushatës, ky përkufizim përçundues nuk u përfshi në ndonjë marrëveshje politike apo koalicioni. Janë pak amendamente që mund t’i japin fund refreneve “cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullsisë, apo cilido person që jeton në njësinë e pushtetit vendor në të cilin të paktën 20 për qind e popullatës flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga maqedonishtja mund të përdorë gjuhën e tij.”

Shqiptarët në këtë përbërje parlamentare, por edhe qeveritare janë faktorë të rëndësishëm për nga numrat, që mund të jenë më tepër se simbolikë.

Përtej këtyre simbolikave të përfaqësimit, është momentumi i rëndësishëm për fokusim në hapjen e kushtetutës dhe eliminimin e përçundimeve të krijuara si etnikumi i dytë në këtë shtet.

Subjektet politike shqiptare me dualizëm shpalosin këtë problematikë dhe ky standard i dyfishtë përdoret varësisht nga rrethanat sezonale politike.

Në mediat dhe debatet ndërshqiptare gojën plotë me akuza, zotime e premtime se do të përmirësohet kjo çështje, ndërsa në taborin mediatik e politik maqedonas luhet loja e interesave tjera të partneriteteve dhe ruajtjes së pozicioneve politike e të pushtetit.

Me këto kalkulime politike vështirë do të hapet debati i shumëthirrur publik, shoqëror dhe në media, për demistifikimin dhe sqarimin e drejtë e pa emocione të përmbajtjes konkrete të Marrëveshjes së Ohrit dhe shmangjen e mashtrimeve lidhur me përmbajtjen e saj.

Vitin tjetër po paralajmërohet regjistrimi i popullsisë, dhe ky operacion ka shumë të panjohura për shqiptarët, se a do të ketë një numërim pa hile dhe se sa do jetë përqindja, më pak apo më shumë se përcaktimi kushtetues mbi 20 % apo mbi 25% sa jemi zyrarisht me regjistrimin e fundit të popullsisë, të zhvilluar gati dy dekada më parë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments