Më datë 10.12.2024, në ora 12:50 në lagjen “Vreshtat e Liqenit” në Strugë, nga ana e punonjësve policorë të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në MPB- Ohër, është atrestuar një 18-vjeçar nga Republika e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit në banesën që ai përdorte, iu gjet dhe sekuestrua marihuanë dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, njofton MPB.(Struga Ekspres)