Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni10 vendet më të varfra në Europë – Maqedonia pjesë e listës

10 vendet më të varfra në Europë – Maqedonia pjesë e listës

Gzim Islami/INA

Mbi 700 milion njerëz jetojnë në Europë. Nga vendet e tjera Europa shihet si një vend me pasuri dhe standard të lartë jetese, por por jo gjithmonë ndodh kështu.

Brenda BE-së dhe më gjërë akoma kemi dallime dhe zhvillim dhe rajone shumë të varfra. njofton agjencia e lajmeve INA.

Së bashku me vendet e pasura dhe të zhvilluara, në Evropë ka edhe shtete, popullata e të cilëve bën një jetë mjaft modeste dhe shpesh në kushte të vështira.

Ja 10 vendet më të varfra në Europë duke u bazuar në PBB-në e tyre për frymë:

1. Moldavia
Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë është 2,560 dollarë. Qeveria po përpiqet të prezantojë masa që do t’i lejojnë ekonomisë të tregojë rritje. Përkundër këtyre masave, vendi mbetet një nga më të varfërit në Europë.

2. Ukraine
PBB-ja për frymë, sipas të dhënave zyrtare është 3,560 dollarë. Vendi po kalon kohë shumë të vështira. Korrupsioni, pengesat burokratike, infrastruktura dhe transporti i zhvilluar dobët.

3. Kosova
PBB-ja për frymë është 8,652 dollarë 3,390. Vendi është duke u përballur me jostabilitet politik, rënie të shpeshta të qeverive të cilat ndikojnë edhe në ekonomi. Gjithashtu ky shtet përballet edhe me korrupsion të nivelit të lartë.

4. Shqipëria
PBB-ja për frymë është 4,450 dollarë. Edhe pse ky vend është një nga më të varfërit në Europë, ekonomia e tij gradualisht po përmirësohet. Pra, së shpejti situata mund të ndryshojë, dhe vendi do të pushojë së shfaquri në këtë vlerësim. Vendi ka burime të mjaftueshme natyrore për të mundësuar zhvillimin ekonomik.

5. Bosnja dhe Hercegovina
PBB-ja për frymë është 4,760 dollarë. Një vend që i mbijetoi luftës në vitet ’90 të shekullit të 20-të. Aktualisht, autoritetet po përpiqen të rindërtojnë vendin pas armiqësive. Përkundër të gjitha masave të marra, ekziston një shkallë e lartë e papunësisë, dhe standardi i jetesës është një nga më të ultat në Europë.

6. Maqedonia Veriore
PBB-ja për frymë është 5,150 dollarë. Maqedonia karakterizohet nga një ekonomi e hapur, baza e së cilës (90% e PBB-së) është tregtia. Vitet e fundit, situata në vend është duke u përmirësuar, megjithatë, reformat dhe masat e ndërmarra nga qeveria, niveli i papunësisë dhe varfërisë është ende i lartë.

7. Serbia
PBB-ja për frymë është 5,820 dollarë. Ky vend është goditur fort nga kriza financiare e vitit 2008. Para kësaj, vendi ka përjetuar rritje të konsiderueshme ekonomike për tetë vjet, por që nga viti 2009, ekonomia e vendit ka qenë në recesion. Kjo çoi në një rritje të borxhit publik në 63.8% të PBB-së.

8. Mali i Zi
PBB-ja për frymë është 7,320 dollarë dhe është vetëm 40% e mesatares europiane të vitit 2010, sipas Eurostat. Ekonomia e vendit u rrit me një shkallë mjaft të lartë deri në vitin 2008, kur filloi kriza financiare, e cila goditi rëndë vendin. Sidoqoftë, vitet e fundit situata në Mal të Zi gradualisht po përmirësohet, thonë ekspertët.

9. Bullgaria
PBB-ja për frymë është 7,620 dollarë. Ky vend ndodhet në Evropën Juglindore. Përkundër faktit se vitet e fundit ekonomia e vendit po forcohet, Bullgaria mbetet një nga vendet më të varfëra të Evropës.

10. Rumania
PBB-ja për frymë është 9520 dollarë. Rumania ndonëse është vend i BE-së akoma përballet me papunësi të lartë dhe paga të ulëta në rajonet e varfra. Ky vend ka filluar ta përmirësoj ekonominë duke përfituar nga fondet strukturore, por edhe tregu i përbashkët i BE-së. (INA)

 

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments