Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZvogëlohet fondi i orëve për klasën e dytë dhe të tretë

Zvogëlohet fondi i orëve për klasën e dytë dhe të tretë


Programi për klasën e dytë dhe të tretë për vitin e ardhshëm shkollor mbetet i njëjtë, por me fond të zvogëluar të orëve. Reformat në arsimin fillor do të vazhdojnë me qëllim të rritjes së sistemit konsistent, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska.
“Programet e reja për klasën e dytë dhe të tretë janë vazhdim i asaj që do të thotë klasa e parë. Duke e pasur parasysh atë që tani më programin për klasë të parë e kemi publikuar dhe kjo do të thotë ulje të vëllimit të orëve dhe koncentrim të disa përmbajtjeve mësimore, formësimi i tyre në një lëndë. Gjithashtu, ndryshim edhe të disa metodave në mësim.

Nuk mund të ndalojmë reforma vetëm në klasë të parë, por do të shkojmë edhe më tej në ndërtimin e një sistemi konsistent. Janë vendosur në debat publik, në vijim është grumbullimi i mendimeve nga personat të cilët janë profesionistë dhe të kompletuar, por ideja nuk është që të hyjmë edhe në klasën e dytë dhe të tretë në të njëjtën kohë, por do të shkohet në mënyrë konsistente. Do të thotë, klasën e parë e paralajmërojmë si pilot me qëllim që t’i kontrollojmë përparësitë dhe dobësitë dhe më pas në ndërkohë do të mund edhe programi për klasë të parë të thellohen studimet, para se të hyjë tërësisht në të gjitha shkollat. Natyrisht në këtë pikëpamje do të mund edhe gjatë vitit të ardhshëm të bëhen disa ndryshime edhe për klasën e dytë dhe të tretë”, tha Deskoska në pyetjen se çka përmbajnë programet për klasën e dytë dhe të tretë.

Ajo konfirmoi se programi mbetet i njëjtë për këto dy klasa për vitin e ardhshëm mësimor. “Për klasën e dytë dhe të tretë mbetet programi i vjetër, me atë që kemi dhënë drejtime në Byronë për arsim që të bëhen disa ndryshime në pjesën e fondit të orëve, duke e pasur parasysh se korniza ligjore që e propozuam dhe e vendosëm në debat publik kërkon ulje të fondit të orëve në arsimin fillor”, tha ministrja Deskoska pas promovimit të edicionit special të Kushtetutës së RM-së me Alfabet brail. MASH më 2 maj i publikoi programet dhe planet e reja mësimore për klasën e dytë dhe të tretë dhe kërkoi nga të gjithë të interesuarit të përfshihen në procesin e ndërtimit të modelit të ri për arsimin fillor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments