Zvicra merr një vendim për të gjithë ata që kanë më shumë se 100 mijë franga në bankë
Bota, Slider

Zvicra merr një vendim për të gjithë ata që kanë më shumë se 100 mijë franga në bankë

Parlamenti ka bërë të ditur kufirin deri në të cilin mund të pretendohen përfitimet suplementare (EL). Ajo është, pronësia deri në 100 mijë franga. Këtu nuk llogaritet shtëpia ose banesa në të cilën personi është duke jetuar.

Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve kanë arritur sot pajtimin lidhur me reformën e përfitimeve suplementare (ndihmave plotësuese), shkruan srf.ch.

Siç ndodh zakonisht, të dyja dhomat është dashur që në Konferencën e Unifikimit të bënin kompromise në pika të cakuara. Dhoma Nacionale ka pasur sukses në përcaktimin e saj rreth pragut të pasurisë, pas kalimit të të cilit shuhet e drejta për të kërkuar përfitim suplementar, transmeton albinfo.ch.

Kështu, personat që zotërojnë pasuri private prej më shumë se 100 mijë frangash, në të ardhmen nuk do të kenë të drejtë të marrin përfitime të tilla. Ndërsa për çiftet, pragu i pasurisë është 200 mijë franga.

August 16, 2019

Struga Ekspres