Zvicra dëbon shqiptaren pas 27 vitesh
Bota, Slider

Zvicra dëbon shqiptaren pas 27 vitesh

Një kosovare 56-vjeçare ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së saj në Zvicër, por tani duhet të largohet përsëri. Gjykata Federale nuk e aprovoi ankesën e saj kundër vendimit të Zyrës së Migrimit të Cyrihut.

Dy vite më parë. Zyra e Migrimit ia kishte hedhur poshtë zgjatjen e lejeqëndrimit. Ankesën e saj, tashmë e kishin refuzuar Drejtoria e Sigurisë Kantonale dhe Gjykata Administrative e Cyrihut.

Kosovarja në Zvicër kishte ardhur në vitin 1991, 27 vite më parë, së bashku me bashkëshortin e saj dhe kishte kërkuar azil, por pa sukses. Atëbotë, në disa pjesë të ish Jugosllavisë lufta ishte ndezur, prandaj kosovarja ka mundur të qëndrojë edhe më tej në Zvicër. Në vitin 2006, ajo u pranua përkohësisht.

Sot ajo është e divorcuar, ndërsa tre fëmijët e saj, të moshës nga 36 deri në 24 vjeç, janë të natyralizuar. Gruaja ishte martuar në moshën 18-vjeçare dhe dy vite më vonë lindi fëmijën e parë. Në vendlindje, ajo kishte ndjekur shkollën vetëm për pesë vite dhe nuk kishte përfunduar ndonjë trajnim.

Në ankesën e saj, kosovarja mbështetet në nenin 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), e cila garanton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare. Megjithatë, Gjykata Federale vëren se nuk mund të vërehet ndonjë e drejtë për zgjatjen e lejeqëndrimit të saj nga ky nen, njofton Albinfo.ch.

Duke pasur parasysh rrethanat e saj personale, një pretendim i tillë nuk ishte i qartë. Kjo është arsyeja pse ajo këtë është dashur ta bëjë më konkret në ankesën e saj.

Në vend të kësaj, gjykata i referohet arsyetimit të gjykatës më të ulët, sipas së cilës – pavarësisht shumë viteve të qëndrimit në Zvicër dhe përkundër kapacitetit të konsiderueshme me të ardhurat, ka munguar një mënyrë profesionale-ekonomike, si dhe një integrim gjuhësor.

Duke filluar që nga viti 2007, kosovarja ka filluar të marrë ndihmë sociale, edhe pas paralajmërimi nga Ligji për të huajt, i lëshuar nga Departamentin i Migrimit në vitin 2015. Në këtë dokument, ajo ishte kërcënuar me mosrinovimin e lejeqëndrimit në rast të tërheqjes së mëtutjeshme të ndihmave sociale. Midis viteve 2007 dhe prillit 2016, ajo u përkrah me pothuajse 150,000 franga, siç del nga vendimi i Gjykatës Administrative të Cyrihut.

Në të kaluarën, kosovarja kishte punuar vetëm në mënyrë sporadike. Ajo personalisht kishte deklaruar se nuk mund të punonte për arsye shëndetësore, informon më tej Albinfo.ch.

Një opinion nga një kompani sigurimi e vitit 2007, atë e përshkroi si të papërshtatshme për të punuar, për arsye psikiatrike. Nga ana e kundërt, zyra e sigurimit invalidor ia ka refuzuar dy kërkesa të pensionimit, me arsyetim se tek ajo nuk janë diagnostifikuar dëmtime shëndetësore dhe nuk ka pasur kufizim të aftësisë për punë, njofton Albinfo.ch.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Administrative, kosovarja është e socializuar në vendlindjen e saj dhe ka një rrjet familjar dhe social me nënën, tre vëllezërit, një motër dhe të afërm të tjerë. Në vendlindjen e saj ajo udhëton një herë në vit, për 10 deri në 14 ditë. Nga ana tjetër, edhe pas 25 viteve qëndrimi të saj në Zvicër, ajo nuk ka njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane dhe ka qenë aq modeste, sa që në një intervistë policore është dashur një përkthyes.

Pranë Gjykatës Federale, kosovarja është përfaqësuar nga një avokat të specializuar në Ligjin e azilit nga rrethina e Dietikonit.

November 2, 2018

Struga Ekspres